Categories: sport

Celje prezanton Veton Tushën, kosovari firmos deri më 2029

Celje, kampioni i Sllovenisë, ka bërë zyrtar afrimin e futbollistit kosovar Veton Tusha nga Drita.

Klubi slloven bëri të ditur se ka gjetur akordin me kampionin e Kosovës për kalimin e anësorit 23-vjeçar, i cili ka vendosur firmën në një marrëveshje afatgjatë që zgjat deri më 30 qershor 2029.

Të lidhura

None found

Në njoftimin e tij, Celje vlerësoi paraqitjet që Tusha kishte bërë në duelet mes dy ekipeve në eliminatoret e Ligës së Konferencës, duke nënvizuar se shpejtësia dhe cilësitë e tij në fazën sulmuese i kishin shkaktuar shumë vështirësi prapavijës sllovene.

Gjatë sezoneve të fundit, Tusha ishte ndër figurat më të rëndësishme të Dritës dhe kontribuoi që skuadra nga Gjilani të shpallej kampione e Kosovës për të dytin sezon rresht.

Rrugëtimi i tij në futboll nisi në Kaçanik, ndërsa më pas vazhdoi te Vardari, përpara se të transferohej në Turqi. Me Denizlisporin, ai spikati që në moshë të re, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Superligës turke në moshën 18-vjeçare.

Më pas ai pati një eksperiencë në Poloni te Termalica, por nuk arriti të debutonte dhe më vonë u kthye sërish në futbollin kosovar.

Me Ballkanin fitoi dy herë radhazi titullin e kampionit, ndërsa në karrierën e tij pati edhe një qëndrim të shkurtër te Dinamo City në Shqipëri.

Në dy edicionet e fundit me Dritën, Tusha realizoi 16 gola dhe dha gjashtë asistime, shifra që e shtynë Celjen të investojë për ta afruar në skuadër.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago