Ajo që mund të thuhet se ka ndodhur gjatë vizitës së Alexander Ceferin në Tiranë mund të konsiderohet si një fitore e futbollit ndaj politikës.
Ora News meson atë çka ka biseduar Ceferin në takimin me kreun e Federatës Shqiptare, Armand Duka të cilit i ka garantuar se politika nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet për president dhe nuk do ta pengojë më proçesin zgjedhor.
Numri 1 i UEFA-s, ka garantuar Dukën se ka marrë mbështetje dhe garanci nga Kryeministri se do të tërhiqet.“Pasi kemi lexuar artikujt në media ne ishim pak të shqetësuar për finalen e UECL, por fola me Presidentin e FSHF-së dhe me Kryeministrin, me të cilin ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt. Tani do të shohim përpara, sepse është finalja e parë e UEFA Europa Conference League në histori.”
Më pas Ceferin tregoi edhe mbi takimin për më shumë se 80 minuta në Kryeministri me kryeministrin Rama.
“Pata gjithashtu një takim me Kryeministrin Rama sot, ne ishim të pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media. Jam i kënaqur që ramë dakord me Kryeministrin, që futbolli duhet të vendosë për futbollin. UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit.”
Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj “…
Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë…
Trupat qeverisëse po përballen me presion në rritje për të ndaluar Izraelin para Kupës së Botës 2026. Kombet e Bashkuara…
Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të mediave Koha, KTV ka publikuar së fundmi disa nga intervistat më të rralla…
Një incident tronditës ka ndodhur në një shkollë të mesme në rajonin e Alsace, Francë, ku një nxënës 14-vjeçar sulmoi…
Kjo e mërkurë për kryebashkiakun socialist të Kolonjës, Erion Isai, ka qenë një ditë aspak e zakontë, kur përpos ditëlindjes…