Categories: sport

Ceferin: Me klubet rebele nuk ka dialog, sanksionet i jep Disiplina

Superliga Europiane “vdiq që në lindje”, megjithatë tema e diskutimit mbi të vijon të jetë e nxehtë, pasi tre nga 12 klubet themeluese, Juventusi, Barcelona dhe Reali i Madridit, nuk kanë hequr dorë ende zyrtarisht nga ky kompeticion.

I pyetur për këtë çështje, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin deklaroi se me tre klubet rebele nuk ka asnjë komunikim, përveç atij formal zyrtar, teksa shmangu komentet në lidhje me sanksionet e mundshme të tyre.

Të lidhura

None found

“Me tre klubet rebele nuk ka më dialog. Dërgojnë vetëm letra formale drejt UEFA-s dhe 9 klubeve të tjera që hoqën dorë. Për sanksione nuk mund të flas, pasi ne kemi një komision disipline të pavarur dhe do të ishte jo etike që kreu i UEFA-s të jepte mendimin e tij pa folur ende organi që merr këto vendime”, u shpreh Ceferin.

Së fundi është folur edhe për një betejë të gjatë ligjore mes UEFA-s dhe klubeve rebele, megjithatë Ceferin shprehet i bindur që kjo nuk do të ndikojë aspak në ecurinë normale të kompeticionit.

“Nuk mund të paralizojnë futbollin, pasi në Shoqatën e Klubeve Europiane bëjnë pjesë 244 klube dhe për tre skuadrat rebele ka një opinion shumë të keq. Ata kanë para, por nuk mund të bllokojnë ecurinë e futbollit. Janë kaotikë në kërkesat e tyre, pasi nga njëra anë thonë se nuk i ndalon kush të luajnë në Superligë dhe nga ana tjetër duan të luajnë edhe në Champions. Kështu nuk shkon”, tha kreu i UEFA-s.

të fundit

Wirtz zhgënjen te Liverpooli, Bierhoff e imagjinon te Barcelona

Florian Wirtz u transferua verën e kaluar nga Bayer Leverkusen te Liverpooli për 125 milionë euro, por mesfushori gjerman ende…

2 minutes ago

VLEN synon dy poste të reja zëvendësministrash, në qeveri priten ndryshime në nivelin e dytë

Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…

9 minutes ago

Sulm me thikë në një shkollë të Stambollit, tre nxënës plagosen nga bashkëmoshatari 16-vjeçar

Një incident i ri ka ndodhur brenda 24 orëve në një shkollë të mesme në lagjen Esenyurt të Stambollit, pasi…

14 minutes ago

SHBA i kërkon Moskës transparencë për vdekjen e studiueses së murtajës, Trump planifikon bisedë me Putinin

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë më shumë informacion nga Rusia pas vdekjes së një 28-vjeçareje që punonte në Institutin e…

14 minutes ago

Sali: Anëtarësimi në BE duhet të mbështetet te drejtësia, parashikueshmëria dhe meritat

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…

21 minutes ago

Tasholli warns the EU: Kosovars and the diaspora will respond on October 10 in Brussels

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së,…

22 minutes ago