Sara Carbonero dhe Iker Casillas për plot 11 vite kanë qenë çift simbol në Spanjë, por tashmë nuk do të jenë të tillë. Vetë ata kanë konfirmuar thashethemet e fundit të medieve spanjolle, duke zyrtarizuar ndarjen e tyre.
Ata kanë bërë një postim në Instagram, ku shpjegojnë gjithçka. “Ndihemi krenarë për familjen që kemi, por nga sot ne marrim rrugë të ndryshme, megjithëse jo të largëta sepse kemi misionin për t’u përkushtuar si prindër, siç kemi bërë deri më tani.
Ishte vendim i mirëmenduar dhe ne e marrim në marrëveshje të përbashkët. Respekti, afeksioni dhe miqësia do të mbeten gjithmonë. Prioriteti ynë është mirëqenia dhe dashuria për fëmijët tanë, që ata të rriten në një mjedis të shëndetshëm.
Me këto fjalë ne kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë kohë ndryshimi. Këto do të jenë fjalët e vetme publike, që ne do të bëjmë në të tashmen dhe në të ardhmen. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, përfunduan ata.
Sara dhe Iker kanë dy fëmijë nga lidhja e tyre. Ata u martuan në vitin 2016, teksa ishin dashuruar gjashtë vite më parë, në 2010, kur Sara punonte si gazetare sportive dhe ishte një nga më të njohurat në Spanjë dhe Europë.
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jetën e tij…
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se ka shkuar në 16 numri i…
Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…