Andy Carroll ka rrëfyer episode të pazakonta nga koha kur ishte pjesë e kombëtares së Anglisë, duke treguar se si Wayne Rooney e kalonte kohën e lirë gjatë grumbullimeve të “Tre Luanëve” nën drejtimin e Fabio Capellos.
None found
Detajet janë përfshirë në autobiografinë e ish-sulmuesit anglez, ku ai përshkruan një aspekt më pak të njohur të jetës së Rooneyt, i cili në atë periudhë ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses dhe një prej yjeve të Manchester United.
Sipas Carroll, Rooney qëndronte në dhomën e hotelit duke pirë alkool, duke konsumuar cigare dhe duke ndjekur televizor.
“Gjatë grumbullimeve me Fabio Capellon, e gjeja të shtrirë në dhomën e tij, duke pirë duhan dhe alkool ndërsa shikonte televizor”, shkruan Carroll në librin e tij autobiografik.
“Në dhomë kishte paketa cigaresh, kuti birrash dhe shishe vere. Të gjitha këto ia sillte drejtori i hotelit”.
“Për të, kjo ishte një mënyrë për të larguar monotoninë. Ai zgjidhte të pinte disa pije alkoolike në vend që të qëndronte duke parë muret e dhomës”, ka treguar ish-sulmuesi i Anglisë.
Në atë periudhë, Rooney ishte një nga liderët e kombëtares angleze dhe mbante gjithashtu një rol të rëndësishëm te Manchester United, ku u bë një prej golashënuesve më të mirë në historinë e klubit.
Rrëfimi i Carroll tregon se si disa futbollistë e kalonin kohën larg fushës gjatë grumbullimeve të kombëtares, kur Anglia drejtohej nga italiani Fabio Capello.
Pavarësisht zakoneve të përmendura në këtë dëshmi, Rooney mbeti një prej lojtarëve më të rëndësishëm të gjeneratës së tij dhe një figurë qendrore e futbollit anglez.
MINI po e çon Countryman-in një hap më tej në terrene jashtë asfaltit, me prezantimin e versionit të ri Countryman…
Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën…
Kryetari i bashkisë së Saint-Denis, Bali Bagayoko, u sulmua me gaz lotsjellës ndërsa përpiqej të qëndronte si [...] Read More...…
Autoritetet ruse heshtin, por media të pavarura në vend përcollën lajmin se teknikja 28 vjeçare Darya Shipilova që dyshohet të…
Ish-presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot ia ka dorëzuar detyrën Presidentes së zgjedhur të Kosovës,…
Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën kanë diskutuar lidhur…