Categories: sport

Carlos Martinez mbyll aventurën me Partizanin, mbrojtësi që luajti ndaj Spanjës në Botëror largohet nga të kuqtë

Partizani dhe Carlos Martinez nuk do të vijojnë më bashkëpunimin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi, i cili përmes një “story” në rrjetet sociale njoftoi fundin e eksperiencës së tij me të kuqtë, një periudhë që zgjati vetëm një sezon te “Demat”.

Të lidhura

None found

“Përfundoi ky kapitull. Faleminderit Partizani, për mundësinë dhe për gjithçka që kam jetuar gjatë këtij viti. Ju uroj shumë suksese”, shkruan kostarikani në mesazhin e tij të bërë publik.

Gjatë qëndrimit te kryeqytetasit, 27-vjeçari nuk arriti të spikaste, pasi u aktivizua vetëm në 10 ndeshje. Martinez kujtohet edhe për prezencën e tij në Kupën e Botës 2022 me Kombëtaren e Kosta Rikës, ku në sfidën hapëse të turneut ndaj Spanjës luajti 46 minuta.






të fundit

Pjesëtarët e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon pamjet

Disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës në mëngjes kanë ateruar në Prishtinë, para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.Përzgjedhësi Franco…

6 minutes ago

Në New York, Kurti nderon vëllezërit Bytyqi: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi,…

7 minutes ago

Pogradec/ Pas sherrit, goditet me mjet prerës një person

Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të…

9 minutes ago

Pas rritjes së shportës sindikale, LSDM kërkon pagë minimale prej 600 eurosh

LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale…

14 minutes ago

Tajfuni Dujuan vë Japoninë në alarm, ndalen trenat dhe anulohen fluturime e koncerte

Japonia është në alarm për shkak të tajfunit të fuqishëm Dujuan, i cili po afrohet drejt bregdetit lindor të vendit.…

15 minutes ago

26-vjeçarja turke e dënuar për vdekjen e motoristit gjendet pa jetë në Mal të Zi

Një 26-vjeçare turke, e cila ishte dënuar për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një motoristi, është gjetur e…

16 minutes ago