sport

Carlo Ancelotti tregon datën se kur do të rikthehet në fushë Eder Militao

Carlo Ancelotti ka zbuluar datën kur mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, do të rikthehet në aksion, teksa po vazhdon rikuperimin nga lëndimi në gju.

Mbrojtësi brazilian, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë (ACL) në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, pritet që me shumë gjasa të rikthehet në aksion në fund të marsit ose në fillim të prillit, ka konfirmuar tekniku italian.

Të lidhura

None found

“Militao do të rikthehet në prill ose në fund të marsit. Ai ka filluar të ndihet shumë mirë. Ne kemi menduar se pas lëndimit të Alabas, mund ta përdorim si opsion emergjent Tchouamenin i cili po ashtu ka bërë shumë mirë. Tani është një emergjencë absolute nëse Rudiger nuk luan, por është vetëm për një ndeshje. Nuk është për tërë sezonin pasi që Militao do të rikthehet”, është shprehur Ancelotti.

Italiani më pas ka lënë të kuptohet se ai mund të përdorë edhe Eduardo Camavingan si qendërmbrojtës në rast se është e nevojshme.

“Ai nuk ka luajtur kurrë në atë pozitë, por i ka aftësitë. Ai e merr topin shumë shpejtë, është i fortë në duele dhe është shumë i shpejtë. Kam tri opsione dhe që të tria më japin mua besim. Mendoj se ne mund të bëjmë mirë ndaj Atleticos. Sipas mendimit tim, puna e qendërmbrojtësit është më e thjeshta në futboll sepse ju duhet të përdorni më shumë kokën se sa energjinë tuaj, për këtë arsye mendoj se që të tre mund të bëjnë mirë”, është shprehur Ancelotti.

“Los Blancos” ka pasur një listë të gjatë të lëndimeve që përfshijnë lojtarë si Thibaut Courtois, Alaba, Militao, por përsëri ata po udhëheqin garën për titull në La Liga, ndërsa janë duke shijuar një epërsi prej një pike ndaj Gironas dhe janë shtatë pikë mbi rivalin Barcelonën. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

10 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

18 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

45 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

57 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

57 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

59 minutes ago