Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se në mënyrë që të zhvillohet, sensacioni turk Arda Guler ka nevojë për minuta.
18-vjeçari ka luajtur vetëm 92 minuta këtë sezon deri më tani, pasi u transferua nga Fenerbahce në verë për shumën e 25 milionë eurove.
Guler ka refuzuar mundësinë për të luajtur në huazim verën e kaluar, dhe në vend të kësaj shprehu dëshirën për të luftuar për vendin e tij në ekip, por ka humbur gjashtë muajt e parë të sezonit për shkak të disa lëndimeve.
Që prej rikuperimit të tij, ai është parë tejet i zhgënjyer me mungesën e minutave dhe duket se në të njëjtën kohë po ‘teston nervat’ e Ancelottit.
Tekniku italian u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes me Valencian nëse Guler mund të shkojë në huazim.
“Varet nga rrethanat. Unë mendoj se një lojtar i ri si ai për tu zhvilluar duhet të luajë dhe të shfaq kualitetin e tij, që përplaset me kërkesat e ekipit dhe klubit në përgjithësi. Ne duhet të jemi të durueshëm për këtë arsye. Natyrisht, unë e kuptoj se për zhvillimin e tij është e nevojshme që t’i jap minuta, por ndonjëherë kjo nuk përputhet me kërkesat e ekipit”, ka thënë Ancelotti.
Ancelotti ka thënë fjalë të mira për Guler në të kaluarën sa i përket aftësive të tij, por padyshim që toni i tij ka ndryshuar pasi ai ka kërkuar për durim nga talenti turk.
Duke marrë parasysh se Euro 2024 është në horizont, Guler kishte shpresuar se ai do të merrte minuta në këmbët e tij në mënyrë që të jetë në formë optimale. /Telegrafi/
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar…
Endrit Shabani, i ftuar në studion e News24, ka folur pas emërimit të tij si Avokat i Popullit, duke komentuar…
Më 24 dhjetor, një datë me domethënie të veçantë për Luizin Ejlli, artisti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP…
Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si…
Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest…
Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me…