Lëndimet e shumta të lojtarëve kyç kanë prekur Real Madridin këtë sezon, por pavarësisht kësaj, ata e mbyllën vitin në krye të La Ligës dhe u kualifikua lehtësisht nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, në janar Reali përballet me një ritëm të vështirë dhe një orar të ngjeshur, prandaj ka nevojë për rikthimin e lojtarëve që kanë munguar prej kohësh.
None found
Në tre javët e para të vitit 2024, Reali do të luajë deri në pesë ndeshje në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndaj për shkak të kësaj dhe një sërë lëndimesh të rënda, gjithnjë e më shumë po shkruhet dhe flitet që duhet të forcojë ekipin edhe duke blerë lojtarë në afatin kalimtar të dimrit.
Pritet që pas pushimeve të gjata, të gjithë të luajnë, edhe ata që janë të dëmtuar afatgjatë, përveç Thibaut Courtois dhe Eder Militao, rikthimi i të cilëve pritet në fund të sezonit, sikurse edhe i David Alabas.
Pra, Ancelotti më në fund do të ketë në dispozicion Eduardo Camavinga, Arda Güler, Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.
Këto janë përforcimet dimërore të Real Madridit, shkruan Marca. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump, në një postim, ka bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj Iranit, por edhe kërcënime të forta, lidhur me…
Lionel Messi ka zgjeruar rekordin e tij si futbollisti që ka shënuar ndaj numrit më të madh të kombëtareve të…
Pas dy tërmeteve të forta me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën Venezuelën të mërkurën, të paktën 1,430 persona kanë…
Turizmi në Shqipëri po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Trafiku në akset drejt bregdetit, Veriut dhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Situata në Lindjen e Mesme, është përshkallëzuar sërish, pasi forcat e armatosura amerikane ndërmorën në orët e para të së…