Fabio Capello e ka vlerësuar sulmin e Liverpoolit si “sulmin më argëtues në Evropë”.
Gjigantët e Premier Ligës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3 ndaj Benfikës të mërkurën mbrëma duke vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 6-4.
I pyetur nga “Sky Sport Italia” nëse Klopp ka sulmin më të mirë në Evropë, ish-trajneri i Italisë u përgjigj:
“Është sulmi më argëtues. Kur ata e vendosin topin në zonë, nuk ka një lojtar që nuk është gati për të shënuar. Në “Anfield”, ata përmbushin mentalitetin e tyre sulmues në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdoi Capello.
Capello është një admirues i madh i Klopp. Së fundmi ai ka pohuar se futbolli italian duhet të ndjekë stilin e tij të lojës, siç po bëjnë Atalanta dhe Genoa.
Pas eliminimit të Italisë nga play-off-i i Kupës së Botës muajin e kaluar, Capello tha se futbolli italian ka ndjekur stilin e Pep Guardiolës për 15 vjet, pavarësisht se nuk ka cilësinë për ta bërë këtë, ndërsa qasja taktike e gjermanit do t’i përshtatej më shumë “Azzurrëve”
75-vjeçari ka trajnuar Anglinë nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe është një nga trajnerët më fitues në historinë e futbollit, duke fituar, ndër të tjera, pesë tituj të Serisë A dhe një Ligë të Kampionëve.
Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…
Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…
Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…
Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…