Fabio Capello ka identifikuar një lojtar për të cilin ai beson se do ta dëmtojë Anglinë në Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani gjatë verës.
Anglia hyn në Euro 2024 si një ndër favoritët kryesorë për ta fituar këtë garë, pasi arritën në finale të edicionit paraprak Euro 2020, ndërsa ‘Tre Luanët’ ishin të pafat pasi nuk arritën ta eliminojnë Francën në çerekfinale të Kupës së Botës 2022.
None found
Përkundër kësaj, ish-përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, nuk beson se Anglia i ka të gjitha për ta fituar një kompeticion madhor për herë të parë që prej 1966, dhe ai beson se një lojtar në veçanti do t’i dëmtojë ata.
Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për laureatët botërorë të vitit, Capello ka identifikuar mbrojtjen e Anglisë si një barrierë për sukses, në veçanti portierin Jordan Pickford.
“Më pëlqen Anglia. Mesfushorët dhe sulmuesit e tyre janë më të mirët, Bellingham, Kane, Saka”, ka thënë Capello fillimisht.
“Problemi është mbrojtja dhe portieri. Në mbrojtje ata janë të dobët, nuk janë në të njëjtin nivel si pjesa tjetër e ekipit”.
“Kështu që kam dyshimet e mia për mbrojtësit e qendrës dhe Pickford, portierin. Ndonjëherë ai mund të jetë i mirë, por që një mbrojtje të jetë e mirë, ata duhet të kenë besim tek portieri”.
“E kam përcjellur atë, si në finale të Euro 2020, dhe vetëm 20 minuta pasi nisi ndeshja, ai filloi ta godasë topin sa më larg që mundej. Ishte sikur ai nuk donte që topi të ishte afër tij dhe e donte sa më larg që ishte e mundur”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…