Categories: sport

Camavinga: Kam ndryshuar dhe synoj të bëhem titullar te Real Madridi

Eduardo Camavinga ka rrëfyer vështirësitë që ka përjetuar së fundmi te Real Madridi, duke i përshkruar muajt e fundit si periudhën më të rëndë të karrierës së tij.

Para sfidës së Ligës së Kampionëve me AEK Athens, mesfushori francez tha se pushimet verore i dhanë mundësinë të reflektonte dhe të rishikonte disa aspekte të jetës së tij profesionale.

Të lidhura

None found

“Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në karrierën time.”

“Por njeriu mëson nga përvojat. Gjatë verës jam stërvitur shumë dhe jam bërë dukshëm më i disiplinuar. Kam ndryshuar shumë gjëra dhe kam reflektuar gjatë për ato që duhet të përmirësoj.”

Mes ngjarjeve që e prekën më shumë ishte kartoni i kuq i marrë kundër Bayern Munichut, një episod që ndikoi edhe te familja e tij.

“Përjashtimi ndaj Bayernit më dhembi shumë. E kam menduar atë moment gjithë verën, ndërsa edhe familja ime u prek.”

Camavinga mohoi, megjithatë, se paraqitjet e mira të fundit, përfshirë atë në El Clasico, ishin përpjekje për t’u hakmarrë për gabimin ndaj gjigantit gjerman.

“Nuk e konsiderova paraqitjen në El Clasico si hakmarrje për atë që ndodhi. Jo, aspak. Ajo është lënë pas. Edhe pas disa muajsh, paraqitja ime në El Clasico do të jetë harruar”, u shpreh ai.

Mesfushori 23-vjeçar foli gjithashtu për marrëdhënien me trajnerin Jose Mourinho, i cili, sipas tij, i ka dhënë mbështetjen për të rifituar vendin dhe rolin e rëndësishëm në ekip.

“Pa dyshim, jam një njeri i ndryshuar. Mourinho më ka thënë se më dëshiron në skuadër dhe se do të jem i rëndësishëm për të.”

të fundit

Kuçovë, një ushtarak plagoset me armën e shërbimit në bazën ajrore dhe dërgohet te Trauma

Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…

6 minutes ago

Vizita e delegacionit gjermano-kosovar në Kosovë për investime, teknologji dhe lidhje ekonomike

Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka…

12 minutes ago

VIDEO/ Asani vendos me gol në fund, Esteghlal merr tri pikët ndaj Al Shamal

Jasir AsaniEsteghlal mposhti minomalisht 1-0 Al Shamal, ndeshje e vlefshme për raundin e 4-të të Champions League-s aziatike [...]Read More...

13 minutes ago

Mundësia nuk u shfaq kurrë”, Harry Kane zbulon pendesën për të mos luajtur në La Liga

Harry Kane ka rrëfyer admirimin që kishte për futbollin spanjoll gjatë fëmijërisë, duke përmendur Real Madridin, Lionel Messin dhe Cristiano…

14 minutes ago

Familja e Adem Ademit: Do t’i japim babait lamtumirën me nderimin dhe dinjitetin që meriton

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të…

22 minutes ago

Anëtarësimi në SEPA dhe reformat financiare, Kurti takohet me guvernatorin Ismaili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ku…

23 minutes ago