Categories: sport

Calhanoglu shpjegon pse la Milanin për Interin

Hakan Calhanoglu, shpjegoi se ai ‘dëshironte një sfidë të re’ dhe zbuloi se si Interi e  bindi atë me projektin që kishin, pasi kishin fituar Scudetton dhe do të luanin në Ligën e Kampionëve.

Ai shpjegoi se është ‘i vetëdijshëm’ se zgjedhja për të lëvizur brenda qytetit ishte ‘e veçantë’, por theksoi se duhej ‘të shikonte përpara’.
Calhanoglu shënoi së fundmi një penallti në barazimin 1-1 me kuqezinjtë, në derbin e parë të sezonit “Della Madonnina”.

“Kam kaluar sezone pozitive në Milan. Unë kam ende shumë miq aty”.

“Vendosa të shkoj në Inter sepse doja një sfidë të re në karrierën time. Ata janë një klub i madh, ata fituan kampionatin sezonin e kaluar dhe luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Jam i vetëdijshëm se kam bërë një zgjedhje të veçantë. Por kjo është jeta. Duhet të ecni përpara dhe jo të ecni prapa. E dija që Interi ka qenë gjithmonë një skuadër e madhe, ata shpesh mundnin Milanin në derbi”, deklaroi Calhanoglu për 433.

 

të fundit

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…

6 minutes ago

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

8 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

8 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

8 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

8 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

9 hours ago