sport

Calhanoglu refuzon milionat nga Arabia Saudite

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 18 milionë euro në sezon nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal.

Mesfushori turk është një nga lojtarët kryesorë të Simone Inzaghit, me shtatë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Al Hilal e ka tunduar 29-vjeçarin me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në sezon, por turku nuk është i gatshëm të largohet nga Giuseppe Meazza në janar.

I njëjti propozim do të jetë i vlefshëm në fund të sezonit, raporton Gazzetta dello Sport, por Calha tashmë kishte refuzuar t’i bashkohej Superligës Suadite verën e kaluar.

Ish-mesfushori i Milanit nënshkroi një zgjatje të kontratës me Interin në korrik të 2023 dhe marrëveshja e tij aktuale në Stadio Meazza përfundon në qershor 2027.

Calhanoglu iu bashkua Interit si një transferim i lirë nga Milani në vitin 2021 dhe ka shënuar 20 gola në 116 paraqitje me Nerazzurrët. /Telegrafi/

të fundit

“Janë larguar 1.6 milionë shqiptarë”, Alimehmeti nga protesta e opozitës: Nuk ka akuzë më të madhe që mund t’i bëhet kësaj qeverie, sesa shpopullimi i vendit

Ish-kandidati i PD-së për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në protestën e ditës së sotme, ka…

15 minutes ago

“Shëndeti mbi gjithçka”/ Demi Lovato ndalon koncertet

Demi Lovato ka bërë një ndryshim në planet e saj në një përpjekje për të mbrojtur shëndetin e saj. Këngëtarja…

33 minutes ago

Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës te Kryeministria

Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit. Salianji është…

39 minutes ago

Demokratët nuk i ndal as shiu rrëke për të rrëzuar Edi Ramën, Sali Berisha niset drejt Bulevardit për t’iu bashkuar qindra protestuesve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë e Partisë Demokratike dhe është nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar…

1 hour ago

Protestuesi e nis herët protestën, përplas gardhet metalike përpara kryeministrisë dhe debaton me efektivët e policisë

Pritet të nisë protesta e opozitës përpara kryeministrisë. Lideri i PD-së Sali Berisha nuk ka dalë ende nga selia e…

1 hour ago

Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare. Berisha ka…

2 hours ago