Kapiteni i Milanit, Davide Calabria, është suspenduar me dy ndeshje pas një kartoni të kuq direkt në Derby della Madonnina, ndërsa Theo Hernandez dhe Denzel Dumfries do të suspendohen për vetëm një ndeshje.
Gjyqtari sportiv i Serie A dha vendimet e tij këtë pasdite (e martë), pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 33-të.
Kapiteni i kuqezinjve, Calabria u përjashtua nga fusha në minutën e pestë shtesë në Derbit della Madonnina pasi goditi Davide Frattesin në fytyrë. Për këtë arsye, mbrojtësi i Milanit është dënuar me dy ndeshje.
Nga ana tjetër, bashkëlojtari i tij Theo Hernandez dhe mbrojtësi i djathtë i Interit, Dumfries, të cilët gjithashtu morën kartonë të kuq direkt, në minutën tretë shtesë, u pezulluan vetëm për një ndeshje.
Gjyqtari sportiv saktësoi se të dy lojtarët e kapën njëri-tjetrin për qafe, duke çuar në një të kuq të drejtë për secilin. Theo dhe Dumfries u gjobitën gjithashtu me nga 10 mijë euro secili.
Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Juventusit, pasi ka marrë kartonin e pestë të verdhë këtë sezon.
Lojtarët e tjerë të suspenduar për javën e 34-të të Serie A janë Antonio Candreva (Salernitana), Armand Lauriente (Sassuolo), Karol Linetty (Torino), Diego Llorente, Leandro Paredes (Roma) dhe Zito Luvumbo (Cagliari). /Telegrafi/
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…
Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…