Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) kërkon një hetim ndaj presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për komentet e tij rreth lojtarëve afrikanë.
Organi drejtues i bëri një thirrje UEFA-s që të marrë masat përkatëse ndaj presidentit për komentet e tij. De Laurentiis ka bërë që organi drejtues i Afrikës të nervozohet pasi ai tha që nuk do të transferojë lojtarë afrikanë nëse nuk heqin dorë nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
None found
“U thashë, djem, mos më flisni më për afrikanët! I dua ata, por ose ata nënshkruajnë diçka që konfirmon se do të tërhiqen nga të luajturit në Kupën e Kombeve të Afrikës, ose përndryshe mes atij turneu, kualifikimeve të Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, këta lojtarë nuk janë kurrë në dispozicion! Ne jemi idiotët që paguajmë rroga vetëm për t’i dërguar në të gjithë botën duke luajtur për të tjerët”, ka thënë pronari i Napolit.
Deklarata e CAF në përgjigje të komenteve të presidentit të Napolit thoshte: “CAF është tmerruar nga vërejtjet e papërgjegjshme dhe të papranueshme të bëra nga Presidenti i Napolit, z. Aurelio De Laurentiis për lojtarët afrikanë dhe Kupën e Kombeve të Afrikës. Duke deklaruar publikisht se lojtarët që nënshkruajnë për Napolin duhet të nënshkruajnë një heqje dorë duke denoncuar pjesëmarrjen në Kupën e Kombeve të Afrikës si kusht punësimi, komentet e De Laurentiis ka të ngjarë të bien nën nenin 14 të Rregullores Disiplinor të UEFA-s. Prandaj CAF kërkon UEFA të nisë një hetim disiplinor ndaj tij”./ h.ll/albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…