Bylisi përmbys Tiranën 2-1 (në kohën shtesë) dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Janë dashur 120 minuta lojë në Vorë, për të vendosur emrin e skuadrës që do të vazhdojë më tej rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.
Tirana nis shumë mirë ndeshjen dhe kalon në avantazh me Ernest, që debuton me gol me fanellën bardheblu. Mallakstriotët kundërpërgjigjen me Markun pak minuta më vonë dhe rikthejnë ekuilibrin. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Të dyja skuadrat mundohen që të gjejnë golin e avantazhit në pjesën e dytë, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës. 90 minutat e kohës së rregullt nuk nxjerrin një fitues në Vorë. Mbyllet në barazim 1-1 sfida Tirana-Bylis dhe për të mësuar emrin e skuadrës që do të kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë duhet të luhen 30 minutat e kohës shtesë.
Janë ballshiotët ata që kalojnë në avantazh me Ruçin në minutën e 113-të të takimit dhe fitojnë të gjithë ndeshjen me rezultatin 2-1. Bylisi kualifikohet mes 8 më të mirave të Kupës së Shqipërisë, ndërsa për Tiranën përfundon këtu rrugëtimi në këtë kompeticion.
Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64-vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë,…
Sot, më 02 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.3 lekë dhe shitet me 87.5 lekë. Euro, blihet me 98.2…
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar…
Dashi Dashuria: Dëshira për të manifestuar atë që ndjeni nuk ju braktis, megjithatë ju duhet të kërkoni momentin e duhur…
Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11…
Analistët Andi Bushati dhe Denis Dyrnjaja u përplasën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN për kontratën e lobimit 6 milionë…