Categories: sport

“Buzëqesh” Solskjaer, Rashford pranë rikthimit në fushë

Marcus Rashford ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon me Manchester United apo me kombëtaren e Anglisë për shkak të një operacioni në shpatull.

Anglezi bëri një performanca shumë të mirë sezonin e kaluar në aspaktin personal duke shënuar 21 gola dhe dhuruar 15 asist, por që në fund sezoni ishte një zhgënjim, pasi “Djajta e Kuq” humbën finalen e Europa League ndaj Villarreal, ndërsa kombëtarja e “Tre Luanëve” nuk arriti të triumfojë në Euro 2020.

Të lidhura

None found

Rashford shtrëngoi “dhëmbët” duke luajtur me një dëmtim në shtapull të cilin nuk mund ta shmangte ende duke u detyruar të bëjë operacion të cilin tanimë duket se po e lë pas dhe kthimi në fushë është shumë afër.

“Shërimi im vazhdon, nuk do të thosha që po përfundonte sepse padyshim që duhet të vazhdoj të kujdesem për të, por jam në një vend shumë më të mirë fizikisht dhe mendërisht,” tha Rashford për BBC.

“Viti i kaluar ishte një sezon shumë i gjatë për mua, e pata këtë dëmtim në fund të shtatorit dhe gradualisht u përkeqësua pak.

“Por tani jam plotësisht i lirë nga kjo, ndihem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht.”

Rashford u pyet gjithashtu për kthimin e Ronaldos.

“Kjo është një ndjenjë e madhe për mua, si lojtar, por edhe si tifoz i klubit gjithashtu,” shtoi ai.

“Është gjithmonë mirë kur një legjendë e klubit gjen një mënyrë për t’u kthyer në klub. Të luash me të në Old Trafford është një ndjenjë e mrekullueshme dhe shpresojmë të na japë një shtytje për të filluar të fitojmë më shumë trofe”, ka përfunduar 23-vjeçari.

të fundit

Muhamed Elmazi: Pronësia e Liqenit të Treskës rikthehet e plotë te Komuna e Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria, në seancën e 232-të të mbajtur më 24 nëntor…

2 minutes ago

Duhani përdoret nga gjysma e të rriturve në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot ekonomike kalojnë 500 milionë euro

Çdo i dyti qytetar i rritur në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, ndërsa nëse përfshihen edhe cigaret elektronike dhe produktet…

2 minutes ago

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

7 hours ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

7 hours ago

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

7 hours ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

7 hours ago