Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, është nderuar me Çmimin Socrates gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2026, për punën e tij humanitare dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.
Në partneritet me organizatën bamirëse “BigShoe”, futbollisti anglez ka kontribuar në përmirësimin e jetës së shumë personave në vende të ndryshme të botës.
None found
Në Nigeri, Saka ka financuar 120 ndërhyrje kirurgjikale për fëmijë që vijnë nga familje me vështirësi të mëdha ekonomike.
Pas tërmetit në Marok, ai ka ndihmuar në sigurimin e 50 banesave për 84 familje dhe 89 fëmijë të prekur nga katastrofa, ndërsa në Turqi ka mbështetur strehimin e 26 familjeve të zhvendosura nga tërmetet shkatërruese.
Përmes bashkëpunimit me Antonio Rüdiger, Saka ka dhënë mbështetje edhe për shërbimet shëndetësore dhe programet e kontrolleve mjekësore në Ruandë, Kenia, Tanzani dhe Sierra Leone.
Çmimi Socrates u akordohet figurave të futbollit që përdorin ndikimin e tyre për të përhapur vlerat humanitare dhe për të nxitur ndryshime pozitive në shoqëri. Përmes këtij vlerësimi, Bukayo Saka tregon se roli dhe ndikimi i një futbollisti mund të shtrihen shumë përtej fushës së futbollit.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…
Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…