sport

Buffon var “dorezat në gozhdë”, i jep lamtumirën futbollit në moshën 45-vjeçare

Gianluigi Buffon ka vendosur që të largohet nga futbolli i luajtur. Lajmi është dhënë nëpërmjet mediave italiane, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën.

45-vjeçari do të  ndërpresë kontratën me Parmën, e cila duhej të zgjaste deri në qershor 2024. Ai gjithashtu refuzoi një ofertë fitimprurëse në Ligën Pro të Arabisë Saudite, duke preferuar të përfundojë karrierën e tij futbollistike.

Buffon mban rekordin e të gjitha kohërave për numrin e ndeshjeve të luajtura, plot 176, pasi bëri debutimin e tij në play-off të Kupës së Botës në tetor 1997 në moshën 19-vjeçare.

I konsideruar gjerësisht si portieri më i mirë i të gjitha kohërave, “gardiani” i njohur fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe është paraqitur në pesë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ai fitoi 10 tituj kampionati,  ose 12 nëse marrim parasysh dy të hequrit për skandalin Calciopoli. Buffon ka luajtur për Juventus, PSG dhe Parma.

të fundit

Thumb për Ilir Metën? Monika Kryemadhi: Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

18 minutes ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

29 minutes ago

Lapaj del kundër Berishës për protestën e së hënës: Eja si qytetar, lëre partinë tek selia

Adriatik Lapaj duket se nuk do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike të hënën në orën 18:00, pasi…

1 hour ago

Fillon “Big Brother VIP Albania 5”, Ledion Liço “thumba” kritikëve: Jam sërish këtu

“Big Brother VIP Albania 5” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e sotme. Në nisje të këtij edicioni, moderatori Ledion Liço ka…

1 hour ago

Balerinë, këngëtarë, gazetarë e moderatorë/ Ja sa banorë do të bëhen pjesë e Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e sotme

Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, reality-show më i madh…

2 hours ago

Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit…

2 hours ago