Basketbollisti legjendar Kobe Bryant, i cili vdiq pas rrëzimit të helikopterit vitin e kaluar, u bë zyrtarisht pjesë e Hall of Fame mbrëmë në një ceremoni të organizuar tetë muaj më vonë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Bryant ka fituar pesë herë titullin kampion në NBA, është zgjedhur 18 herë në Ekipin All-Star të NBA dhe u shpall MVP në sezonin 2007/08.
E veja e Kobe, Vanessa Bryant, e cila mbajti një fjalim emocionues gjatë ceremonisë.
“Urime dashuria ime, e gjithë puna dhe sakrificat tuaja dhanë rezultat. Një ditë më the: nëse dëshiron të vësh bast për ndonjë, vendose për veten tënde. Jam e lumtur që vendose bast për veten, i kalove pritshmëritë.
Ia dole, tani je pjesë e Hall of Fame, je një kampion i vërtetë. Je një nga më të mëdhenjtë e historisë. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, Kobe Bryant“, u shpreh gjatë ceremonisë Vanessa Bryant, bashkëshortja e tij.
Në skenë iu bashkua edhe Michael Jordan. “Nuk do të ketë kurrë si Kobe. Ai ishte i veçantë, ishte i përulur jashtë fushës, por më i madh se jeta“, vijoi Vanessa, teksa të pranishëm ishin edhe emra si Garnett apo Duncan.
Të njëjtin fat të keq pati edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna Bryant, dhe gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë edhe pilotin Ara Zobayan. Një humbje e madhe për sportin, teksa Bryant ka marrë vlerësimin e duhur, duke u bërë pjesë e Hall of Fame.
Dosja penale në ngarkim të Erjon Veliajt Ajola Xoxës dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka zbuluar mënyrën e lëvizjeve të parave…
Policia e Sarandës, ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj…
Mëngjesin e sotëm, zjarri në Borsh ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe situata vazhdon të jetë alarmante, pasi flakët kërcënojnë…
Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e…
Mëngjesin e kësaj të diele, përmes një mesazhi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij…
Prej ditës së djeshme, zjarret që kanë përfshirë zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt, janë bërë shqetësim serioz për banorët…