Categories: sport

Bruno Fernandes tregon çfarë i tha Ronaldos pas tensioneve në Kombëtaren e Portugalisë

Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të Cristiano Ronaldos, në një periudhë kur situata brenda Kombëtares së Portugalisë ka tërhequr vëmendje të madhe. Mesfushori bëri të ditur se ka komunikuar drejtpërdrejt me Ronaldon dhe nënvizoi peshën e rëndësishme që ai ka ende për përfaqësuesen.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar largimit të Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë, Fernandes tha se për të nuk ekziston asnjë paqartësi mbi rolin dhe statusin e kapitenit të ekipit kombëtar.

Ai zbuloi se gjatë bisedës i kishte përcjellë Ronaldos bindjen se ai do të mbetet përgjithmonë figura më e madhe e Kombëtares dhe e Portugalise, duke e cilësuar si lojtarin më të rëndësishëm për vendin.

Fernandes theksoi gjithashtu se përfaqësuesja portugeze nuk është e ndarë, por vazhdon të jetë e bashkuar. Sipas tij, çdo mosmarrëveshje duhet të trajtohet brenda grupit, në mënyrë që situata të marrë një zgjidhje të mirë për të dyja palët.

“Cristiano e ka vendin e sigurt mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve. Kjo është diçka që do të zgjasë gjithmonë”, deklaroi mesfushori.

Fjalët e Fernandesit vijnë pas një jave të ngarkuar, gjatë së cilës Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë përpara se të përfundonin të gjitha angazhimet ndërkombëtare.

Ky largim pasoi disa biseda mes sulmuesit portugez dhe përzgjedhësit të Portugalisë, Jorge Jesus, si edhe me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença.

Edhe pse zhvillimet e fundit ngritën dyshime mbi atmosferën në skuadër, Fernandes këmbënguli se nuk ka përçarje brenda ekipit. Ai përsëriti se problemet duhet të zgjidhen brenda dhomës së zhveshjes.

Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia e një takimi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus, me qëllim qetësimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje mes dy palëve.

të fundit

Filipçe: Rënia e Vuçiqit po dobëson rrjetin kriminal ballkanik dhe do të prekë lidhjet me Mickoskin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…

2 minutes ago

Rolando Maran thërret Jasir Asanin për përballjet e fundit të Ligës së Kombeve

Jasir Asani Jasir Asani do të rikthehet te Kombëtarja [...]Read More...

4 minutes ago

Lutfi Dalipi përfshihet në formacionin e javës në Zvicër pas golit spektakolar në stilin e Ronaldinhos

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.Ylli nga Presheva realizoi ndaj…

4 minutes ago

Dion Gallapeni përfshihet përsëri në formacionin e javës në Poloni

Mbrojtësi i Wisla Plock, Dion Gallapeni sërish ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës.Ylli i Kosovës dhuroi…

5 minutes ago

Prokuroria e Pejës sqaron veprimet e ndërmarra pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë. Në një konferencë…

11 minutes ago

Murder of Arlinda Zekaj: GLPS calls for accountability over institutional failure

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur sot indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke thënë…

17 minutes ago