Nathaniel Brown ka treguar se interesi i Bayern Munichut ishte një surprizë e madhe për të, pasi nuk e kishte imagjinuar më parë një mundësi të tillë.
None found
Mbrojtësi gjerman u transferua te klubi bavarez nga Eintracht Frankfurti për shumën e raportuar prej 50 milionë eurosh, menjëherë pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026.
Gjatë periudhës së tij te Frankfurti, 23-vjeçari regjistroi 75 paraqitje, shtatë gola dhe 12 asistime, duke vepruar kryesisht në krahun e majtë të mbrojtjes.
Nën drejtimin e Vincent Kompanyt, Brown është aktivizuar si mbrojtës i majtë, por edhe në rolin e numrit 10. Deri tani, ai ka luajtur në gjashtë ndeshje për Bayernin.
Ai ka rrëfyer se gjithçka nisi papritur, kur agjenti i tij e informoi për interesimin e kampionëve gjermanë.
Brown tha se nuk e kishte menduar asnjëherë që Bayerni do ta kontaktonte, por pasi mori vesh për ofertën, nuk dëshironte të shqyrtonte mundësi të tjera.
Fakti që është nga Bavaria, se mund të qëndronte në Gjermani dhe se do t’i bashkohej ekipit më të mirë të vendit, si dhe një prej klubeve më të mëdha në botë, e bëri vendimin të qartë për të.
Bisedat me drejtuesit e klubit dhe trajnerin ndikuan gjithashtu në zgjedhjen e tij, ndërsa familja dhe miqtë e Brownit janë tifozë të mëdhenj të Bayernit.
Për këtë arsye, lojtari theksoi se nuk kishte pasur asnjë dilemë dhe se dëshira për t’iu bashkuar klubit bavarez ishte e menjëhershme.
Bayerni vazhdon të jetë i pamposhtur në sezonin 2026/27. Bavarezët kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe kanë shënuar 25 gola.
Pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar, skuadra e Kompanyt do të luajë kundër Augsburgut në Bundesligë, ndërsa më pas do të përballet me Vikingun në Ligën e Kampionëve./
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…