Tranzicioni në klubin e Chelseat pas transferimit të aksioneve nga duart e Abramovich te Boehly, po pengon dukshëm edhe Armando Brojën që momentalisht po pret të mësojë të ardhmen.
Sulmuesi shqiptar kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, ka oferta të shumta madje konkrete në adresë të tij por blutë e Londrës nuk janë ende të qartë nëse duhet ta lejojnë të largohet apo t’i japin një mundësi në “Stamford Bridge”.
West Ham ka bërë një ofertë që sipas “Daily Mail”, mund të lëkundë pozitat e pronarëve të rinj të cilët janë të kushtëzuar edhe nga merkatoja në hyrje me Sterling në majën e listës së dëshirave. 30 milionë £ ofrojnë “Hammers” për 20-vjeçarin kuqezi që zhvilloi një sezon pozitiv me Southampton.
Por radha e klubeve që kërkojnë ta bindin shtatlartin është e gjatë sepse edhe Leicester City beson se shkodrani mund t’i zgjidhë telashet në sulm ndërsa Napoli në Itali mbetet kandidati kryesor.
Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…
Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…
Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…
Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…
Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…