sport

Broja si zëvendësues ishte vendimtar me gol, trajneri i Bërnlit: Me shumë mundësi nuk do marr lëvdata për këtë

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ka qenë i lehtësuar pasi ka parë skuadrën e tij te dilte me një pikë nga fusha e Bornmuthit, në barazimin 1-1 që u vulos nga goli i Armando Brojës në minutën e 90.

Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, ashtu si edhe Markus Eduards i cili dha asistin për këtë gol të tij dhe trajneri Skot Parker ka pranuar me humor pas sfidës se tani pret kritika se pse nuk i futi të dy që nga fillimi i sfidës.

“Kishte shumë trysni mbi ne dhe padyshim e theksova edhe në konferencën para ndeshjes që kemi qenë shumë pranë rezultatit dhe se si kemi pësuar gola idiotë. Ndaj ky progres, kishte diçka te ne sot që më pëlqeu dhe shkuam në këtë drejtim dhe morëm diçka nga ndeshja, që ishte shumë e kënaqshme, edhe pse në fundin e ndeshjes, nuk i dihet kurrë.

Goli nga dy zëvendësues? Një kontribut masiv, nuk e di a do të marr lëvdata për këtë, me shumë mundësi e kundërta. Me shumë mundësi do të pyesin pse nuk i futa nga fillimi dhe e kuptoj këtë. Por vlerësim maksimal për dy djemtë, absolutisht , jam super i lumtur për ta”, tha Parker pas ndeshjes që i dha fund serisë prej 7 humbjeve radhazi në kampionat.

Tags: bernlitbroja

të fundit

Ndalohet një grua në Kakavijë, tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria.…

9 minutes ago

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten disa banesa dhe biznese

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen të çuditshëm natyror, i cili ka shkaktuar panik tek banorët.…

11 minutes ago

Presidenti i FIFA-s, Infantino, uron Dukën për rizgjedhjen e tij në krye të FSHF-së!

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Presidentin Duka me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Federatës…

34 minutes ago

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për pagat e gjyqtarëve, pranohet pjesërisht kërkesa! Detyrim Kuvendit të ndërhyjë në ligj

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve lidhur me ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve.…

1 hour ago

E rëndë në Tiranë! U dëmtua nga guri fresibël, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi është dëmtuar nga pakujdesia nga guri fresibël në banesën…

1 hour ago

Gruaja e Tanit trazoi rrjetin kur ia përmendi emrin, zbulohet kush është Nikolini

Mbrëmja e së shtunës në “Big Brother VIP” ishte e mbushur me emocione të forta për Tanin, nga rrëfimi i…

1 hour ago