sport

“Broja mund t’ju shpëtojë sezonin”, pronarët e Newcastle këshillohen të blejnë sulmuesin

Mbeten vetëm pak ditë deri në fundin e merkatos së janarit, por emri i Armando Brojës vazhdon të qarkullojë gjerësisht në Angli si një kandidat potencial për t’iu bashkuar klubeve të ndryshme. Sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e emrave të njohur që kanë parë shpërthimin e tij te Southampton dhe një prej tyre është edhe Newcastle.

Edhe pse klubi është nën administrimin e sheikëve nga Arabia Saudite, lëvizjet në merkato nuk kanë qenë ato që shpresohej dhe ekipi ka ende vështirësi në garën për mbijetesë në Premier League. Kështu, tifozët e shumtë dhe portalet që ndjekin ekipin, kanë këshilluar që klubi të bëjë një blerje të bujshme në ditët e fundit të merkatos, sidomos në sulm. Dhe sytë janë drejtuar te Broja.Në një analizë të “Footballfancast”, shpjegohet se pse Broja është emri i duhur për Newcastle jo vetëm sepse bëhet fjalë për një lojtar të ri me perspektivë, por edhe se raporti i tij me golin, ishte më i mirë se sulmuesve aktualë të Newcastle, apo edhe blerjes së re, Kris Ud. Rezulton se ky i fundit shënon një gol në çdo 6,3 ndeshje si titullar, kurse Broja ka një raport më të mirë me golin, pasi ka shënuar me Southampton një gol në çdo dy ndeshje që ka nisur nga fillimi në këtë sezon.

“Ata mund të sjellin një lojtar që është në gjendje të vendosë ndeshjet me golat e tij dhe të përmirësojë paraqitjet e ekipit me aftësinë që ka në lojën ekipore. Kjo është arsyeja pse firma me sulmuesin shqiptar mund të shpëtojë sezonin e Newcastle. Ndaj fondi PIF duhet të hedhë paratë që të mbyllë marrëveshjen”, përfundon artikulli që i kushtohej sulmuesit shqiptar. /PanoramaSport/

të fundit

Franca bëhet shteti i radhës që njeh zyrtarisht Palestinën/ Macron e konfirmon nga Kombet e Bashkuara: Është koha për paqe

Presidenti francez Emmanuela Macron deklaroi nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Franca njeh zyrtarisht Shtetin…

39 minutes ago

Shkarkoi zv.ministrin e Brendshëm se e kapën duke pirë cigare, reagon për herë të parë ministrja Albana Koçiu

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të…

1 hour ago

Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Barazia gjinore, prioritet i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,…

2 hours ago

Fatmir Hysenbelliu reagon sërish ndaj Angela Martinit: Mos u merni me një Buçe!

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur…

2 hours ago

Përbërja e komisioneve të përhershme, Kuvendi mblidhet në seancë të mërkurën

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të…

2 hours ago

Julia Garner zyrtarisht në rolin e Madonnës

Është tashmë e konfirmuar: aktorja Julia Garner do të interpretojë ikonën e popit, Madonna, në projektin e ri biografik. Lajmi…

3 hours ago