Lista e e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024 do të jetë vetëm me 23 futbollistë dhe trajnerët e kombëtareve kanë një detyrë të vështirë për të përzgjedhur të duhurit duke lënë emra të rëndësishëm jashtë.
Njëjtë edhe Sylvinho që ka një grup prej 26-27 lojtarësh të cilët i ka ftuar rregullisht në kualifikueset.
Reparti i sulmit është më ‘luksozi’, por emra të bujshëm do të lihen jashtë. Redi Jupi ka dhënë 3 sulmuesit që do të merrte nëse do të ishte në vendin e brazilianit. Broja, Manaj dhe Uzuni janë 9-shat e Jupit.
“Tre sulmuesit që duhet të marrë patjetër Silvinjo? Silvinjo luan me një skemë 4-3-3. Vetëm sulmuesit përpara, atëherë Broja do të ishte i pari për mua, unë do fusja dhe Rei Manajn në këtë mes, do të fusja dhe Uzunin se edhe ai atje luan. Manaj ka një karakteristikë. Unë e kam pasur te U-21. Ai është një lojtar që ka një përqindje shumë të madhe të realizimit të golave në raport me numrin e ndeshjeve që luan.
“Nuk duhet të harrojmë që Manaj ka luajtur me Interin një pjesë të karrierës së tij. Ka luajtur me Barcelonën. Është një lojtar që aspektin realizativ e ka shumë të fort. Lojtar që të realizon një gol për ndeshje ndërkombëtare. për një lojtar të tillë, pavarësisht lidhjes emocionale, unë nuk do hiqja dorë nga një lojtar që e ka aspektin realizativ kaq të lartë. Manaj këtë përqindje të golave e ka pasur që 17 vjeç. Ne kur e kemi marrë me U-17, me U-19, Manaj pak a shumë bënte një gol për ndeshje”, tha Jupi në Procesin Sportiv.
27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda gjatë luftës në Kosovë,…
Me një postim në rrjetet sociale , deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka dënuar sulmin verbal të kryeministrit Edi…
Mbi 12 mijë qytetarë të vrarë në një hark kohor jashtëzakonisht të shkurtër. Internet i fikur. Media e mbyllur. Protesta…
Ditën e sotme, është sjellë në vëmendje ngjarja shqetësuese e nënës me 3 fëmijët e Durrës. Ngjarje e cila solli…
Grupi K-pop i famshëm BTS ka njoftuar rikthimin e tij me një turne botëror për vitet 2026–2027, që pritet të…
Kombëtarja kuqezi po përgatitet për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026. Në një video…