Categories: sport

Broja largohet nga Kombëtarja? Armando Duka tregon nëse sulmuesi është përplasur me Rejan

Armando Duka ka përgënjeshtruar një konflikt mes trajnerit të Kombëtares Edoardo Reja dhe talentit që vesh fanellën Kuq e Zi, Armando Broja.

Në një konferencë për mediat këtë të Shtunë, Presidenti i FSHF-së përgënjeshtroi raportimet se, ka pasur një konflikt mes lojtarit dhe trajnerit, apo Broja nuk do të luajnë më për Kombëtaren nën drejtimin e Rejas.

Të lidhura

None found

Duka shpjegoi se arsyeja e mungesës së Brojës në ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën ishte për shkak se lojtari nuk ishte një ndjenje optimale për shkak dëmtimi.

“Broja s’ishte pjesë e ekipit në Angli se ishte i dëmtuar. Disa ditë para ndeshjes është bashkuar me ekipin, por ka bërë stërvitje individuale. Për arsye të dyshimit për gjendjen e lojtarit dhe arsye të respektit të ekipit, trajneri ka vendosur mos ta përfshijë në epik”, tha Duka, i cili shtoi se lojtari nuk mundi të rikuperojë fizikisht as për ndeshjen me Andorrën.

Duka foli me superlativa për Brojën. “Broja një super talent për ne. një djalë i shkëlqyer, është vetëm 20 vjeç. Do ta ndihmojë ekipin të paktën në 10 vitet e ardhshme”, u shpreh ai.

“Ekipi ka grumbulluar 18 pikë, si asnjëherë tjetër. Ka pasur paraqitje pozitive. Trajneri ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi, nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri e stafi teknik, për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Objektivi real, kur ra shorti, ishte vendi i tretë. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë pranë. Mund ta kishim arritur objektivin, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të kapnim “playoff”-in e Botërorit”, tha Duka i cili shtoi se i vendos notën 8 trajnerit.

“Ne kemi filluar një projekt me trajnerin dhe stafin e ekipit kombëtar. Reja është kryetrajner për të gjitha ekipet; përgatitësi fizik është kreu i departamentit të përgatitjes fizike, që nuk e kemi pasur më parë; e njëjta gjë është me doktorin e ekipeve kombëtare dhe me video-analistin. Është një projekt i nisur që nuk mund të ndërpritet pas një viti kontratë. Kjo kontratë përfundon në 30 nëntor 2022 dhe kemi goxha kohë për të menduar për projektin e të ardhmes”, shtoi kreu i FSHF-së.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

3 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago