Armando Brojës iu deshën vetëm pak minuta në fushën e lojës pas kthimit nga dëmtimi që të bëhet protagonist për skuadrën e Çelsit, por edhe në merkaton e futbollistëve. Vetëm tre ditë pas paraqitjes së tij vendimtare në minutat e fundit të barazimit 4-4 mes Çelsit dhe Mançester Sitit ku ai fitoi penallti, emri i sulmuesit ka filluar të qarkullojë përsëri në mediat britaniku, si një lojtar i kërkuar nga klube të tjera.
Uest Hem ndjek prej kohësh sulmuesin shqiptar dhe fakti që ky i fundit kërkon hapësira, mund të kthejë në janar përsëri në dyert e Çelsit trajnerin Devid Mojes. Ai pëlqen Brojën dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta pasur në skuadër, teksa në verën e vitit 2021, bëri një ofertë prej rreth 30 milionë paund për lojtarin.
None found
Asokohe Çelsi i drejtuar nga Tuhel i tha “jo” ofertës së tij dhe Broja mbeti te “blutë” pa iu gëzuar shumë atij sezoni pasi pësoi në dëmtim të rëndë në gju. Me kthimin në fushë, “Football London” raporton për rizgjimin e interesit të Uest Hem për lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Të njëjtat burime theksojnë se Çelsi pret një ofertë thuajse të ngjashme me atë që refuzoi në vitin 2021, edhe për faktin se Broja ka edhe katër vite e gjysmë të mbetura në kontratën e tij me “blutë”. Paratë nga shitja e Brojës do t’i shërbejnë Poçetinos që të bindë drejtuesit e klubit që të investojnë për të afruar bomberin që ai ëndërron prej kohësh, Viktor Osimhen, i cili pak ditë më parë deklaroi se pëlqente të luante në Angli në të ardhmen.
Një ide që premton më shumë argëtim, por mund të mos u pëlqejë të gjithëveDasmat kanë qenë gjithmonë një ndërthurje…
Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht kapituj të rinj negociatash me Ukrainën nesër, një hap i domosdoshëm përpara se vendi…
Volkswagen Group ka regjistruar një rënie prej 9% të shitjeve globale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…
Tri raste të rënda të vrasjeve brenda familjes në periudhën e fundit kanë tronditur Gjilanin. Derisa të premten dy persona…
Microsoft prezantoi të hënën përshpejtuesin e saj të gjeneratës së tretë për inteligjencën artificiale, Maia, duke bërë të ditur planet…
Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga…