sport

Britanikët zyrtarizojnë revoltën kundër Infantinos, dalin në skenë emrat e kandidatëve për t’i marrë “fronin” në FIFA

Xhani Infantino është kthyer brenda një periudhe të shkurtër nga drejtuesi i futbollit botëror, në njeriun më të urryer që është pjesë e këtij sporti në glob. Dhe tashmë ka nisur edhe lëvizja e radhës për ta larguar nga drejtimi i FIFA-s.

Pasi futbolli thuajse në mënyrë unanime hodhi në kosh planin e tij për të shitur një pjesë të Kupës së Botës te investitorët privat, duke detyruar edhe vetë Infantinon të tërhiqej nga kjo iniciativë, tashmë është hedhur hapi i radhës për të larguar drejtuesin zviceran.

Të lidhura

None found

Pak kohë më parë, më shumë se 200 federata shkruan letra mbështetje për rizgjedhjen e Infantinos në krye të FIFA-s në marsin e vitit 2027. Por sot, Uellsi është bërë federata e parë që ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen ndaj tij, duke shënuar një hap që pritet të pasohet me radhë nga të gjitha federatat e tjera të UEFA-s e jo vetëm.

Paralelisht me këtë sinjal të qartë publik, kanë dalë në skenë edhe emrat e atyre që mund të konkurrojnë për t’i zënë vendin Infantinos. Sigurisht, Aleksander Çeferin është një prej tyre, por presidenti i UEFA-s përflitet se do të shmangë mandatin e parë, atë të periudhës së spastrimit pas Infantinos ku duhen bërë reforma të thella, edhe pse mund të diktojë nga distanca “rregullat e reja të lojës”.

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG, ka insistuar se për momentin nuk po mendon të kandidojë për të marrë një post të tillë drejtues. Kësisoj në skenë ka dalë sheiku Salman bin Ibrahim Al Khalifa nga Katari, i cili është kreu i konfederatës aziatike dhe i cili kandidoi kundër Infantinos në vitin 2016.

Viktor Montaljani, presidenti i Concacaf, konfederatës së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve, ka ambicie të njëjta sipas asaj që shkruhet në media. Ndërkohë është gati edhe Matias Grafstrom, zvicerani 45-vjeçar i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s që nga viti 2024, ai i cili mund të shfaqet si një kandidat i mundshëm, pasi doli hapur kundër Infantinos.

Të gjithë këto emra pritet të nisin fushatën e tyre së shpejti, sapo të qartësohet plani për të hequr Infantinon, të cilit do i kërkohet që të japë dorëheqjen ose në të kundërt do të luftohet për ta turpëruar përfundimisht në kongresin zgjedhor të marsit.

Tags: infantino

të fundit

Divjaka në ditën e 28-të të protestës: Banorët kundër bashkimit me Lushnjën

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

2 minutes ago

FOTO/ Ratko Mladiç: nga figura e lavdëruar si hero në Serbi te i akuzuari për gjenocidin në Srebrenicë

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

9 minutes ago

Barcelona mposht Athletic Bilbaon dhe regjistron debutimin e Rodrit

Barcelona ka shënuar fitore 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e mbetur nga java e parë e La Ligës, duke…

14 minutes ago

Real Madridi mbyll derën për largimin e Endrickut

Endricku ishte larguar në janar të këtij viti nga Real Madridi, duke u huazuar te Olympique Lyon për të pasur…

14 minutes ago

Nepal, përmbytjet rëndojnë bilancin tragjik: 389 viktima në të gjithë vendin

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...]Read More...

27 minutes ago

Indecent 009, projekti italian që e shndërron Porsche 911 në një supermakinë radikale

Një nga makinat sportive më ikonike në botë ka marrë një transformim radikal në Itali. Indecent 009, i krijuar nga…

37 minutes ago