Chelsea ka vijuar ecurinë negative në Ligën Premier, pasi u mund 3-0 nga Brentfordi në ndeshjen e javës së pestë.
None found
Fraksioni i parë u mbyll pa gola, ndërsa Brentfordi kaloi në epërsi në minutën e 61-të. Pas një pasimi të gjatë nga Jannik Schuster, Jaidon Anthony e dërgoi topin me kokë në rrjetë për rezultatin 1-0.
Skuadra e Chelseat pati rast për ta barazuar rezultatin, por Brentfordi iu afrua golit të dytë në minutën e 51-të. Anthony goditi traversën me kokë, pas një krosimi të bukur.
Në minutën e 77-të, Valentin Barco u rrëzua brenda zonës pas një dueli me mbrojtësin. Futbollistët e Chelseat kërkuan penallti, por arbitri nuk e akordoi atë.
Epërsia e Brentfordit u dyfishua në minutën e 83-të, kur Igor Thiago përfitoi nga një top i kthyer dhe shënoi për 2-0.
Rezultati përfundimtar u vulos në minutën e 95-të. Fabio Carvalho realizoi golin e tretë, duke i dhënë goditjen përfundimtare Chelseat dhe konfirmuar fitoren 3-0 të Brentfordit.
Për Chelsean, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në kampionat, pasi në xhiron e mëparshme kishte barazuar 2-2 kundër Hull Cityt.
Pas pesë javëve të zhvilluara, Chelsea renditet në pozitën e shtatë me shtatë pikë.
Tashmë dihet dhe është përcaktuar vendosja e pothuajse të gjitha kombëtareve për shortin për kualifikimet e Evropianit 2028. Në fakt,…
Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj, po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë,…
Galatasaray po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Al-Nassr, Sadio Mane, gjatë afatit kalimtar të janarit, në një…
Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…
Edon Zhegrova pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Juventusi e luan këtë vikend në kuadër të kampionatit italian.…