Categories: sport

Brahim Diaz flet pas rikthimit te Milani

Brahim Diaz është i vetëdijshëm për rëndësinë e fanellës me numrin dhjetë te Milani dhe këmbëngul se ai do të japë më të mirën për Rossonerët.

21-vjeçari është kthyer në klub me një huazim dyvjeçar me një mundësi për Milanin që ta blejë në fund të marrëveshjes, derisa mori numrin e fanellës që i përkiste Hakan Calhanoglut sezonin e kaluar.

Të lidhura

None found

“Jam shumë i lumtur që jam përsëri në këtë klub të madh. Unë jam i kënaqur me atë që kemi arritur sezonin e kaluar, por tani fillon një sezon i ri dhe unë do të bëj më të mirën”, ka thënë spanjolli për Milan TV.

“Këto ngjyra meritojnë më të mirën time, atë që do ta jap”.

“Unë kurrë nuk do ta harroj ekipin tim në Milan sezonin e kaluar, 21 është një numër që më pëlqen, por gjithashtu më pëlqen shumë Nr. 10, është një numër unik në Milano, është një numër i rëndë që vjen me shumë përgjegjësi për shkak të rëndësisë të klubit dhe ngjyrave të tij”, vazhdoi i huazuari nga Real Madridi.

“Unë do të jap gjithçka për tifozët, por edhe që të jem i denjë për këtë klub të madh. Ndjej se mund të përmbush pritjet. Unë e dua këtë klub dhe do të bëj më të mirën për të”.

“Kam marrë numrin 10 sepse më pëlqen numri dhe jam i vetëdijshëm për rëndësinë e tij në Milano. Më motivon dhe frymëzon. Do të derdh gjakun, djersën dhe lotët për këtë klub të shkëlqyeshëm dhe do të luftoj për ta bërë atë një sezon të shkëlqyeshëm ”, ka shtuar më tej Diaz.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago