Mbrojtësi i Lille, Sven Botman , ishte një nga emrat më të përfolur në këtë merkato të janarit.
Milani është një nga skuadrat që ka ndërmarrë hapa më konkretë dhe që mund të lëvizë të tjerët në funksion të merkatos së qershorit. Lojtari holandez foli për ‘Ziggo Sport’, duke pranuar se Milani “është një klub i mrekullueshëm”.
None found
Ja fjalët e tij:
“Tek Lille jam mirë dhe luaj Champions League duke pasur një rol të rëndësishëm në skuadër. Megjithatë ndonjëherë ka mundësi që duhet t’i shfrytëzosh dhe ndihem gati për hapin tjetër që planifikoj të bëj në verë. Milan dhe Newcastle ishte shumë konkret këto ditë.
Preferenca ime? Të dyja klubet kanë pikë pozitive. Të gjithë po flasin për Newcastle për shkak të parave të pronarëve të rinj, por projekti është shumë i bukur. Mendoni se ku ishin skuadrat disa vite më parë si PSG apo Man City. Do të ishte mirë të isha pjesë e tyre. Por Milani është një klub i mrekullueshëm”./ h.ll/albeu.com
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se me hetimet për Ballukun, SPAK e…
Gazetari Artan Hoxha debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për…
Ministri norvegjez i Jashtëm tha se Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje mbi aktivitetet ushtarake të NATO-s, as…
Një anije transportuese gazi është përmbysur në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, pasi dyshohet se është goditur nga…
Apple ka pësuar një ndërprerje të madhe të shërbimeve të saj sot, duke lënë mijëra përdorues pa qasje në iCloud,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim në Senatin e Belgjikës…