Është një sulm i gjithanshëm nga Javer Tebas. I intervistuar nga “The Guardian”, presidenti i La Liga-s foli për Superligën, FIFA dhe Botërorin për Klube, madje duke njoftuar synimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër organit më të lartë të futbollit.
“Formati me 32 skuadra duhet të ndalet, është prioriteti im ta bëj këtë. Lojtarët kanë në zemër mirëqenien e tyre dhe ky lloj kompeticioni sjell vetëm para për një sërë klubesh, e kompreson kalendarin”, – tha ai, duke iu referuar Botërorit për Klube.
Sa i takon Superligës, mbi të gjithë përplaset me Florentino Perez, të cilin ta përcaktosh si armik të tij është ndoshta shumë, por sigurisht që është dikush me të cilin nuk shkon shumë mirë: “Superliga ka shumë pak shanse për t’u pranuar nga klubet.
None found
Presidenti i Real Madridit? Objektivi i tij është që klubet e mëdha, ato më të pasurat dhe me burimet më të mëdha, të mund të menaxhojnë futbollin në Evropë. Të tjerët janë vetëm vasalë, që duhet të kënaqen me çdo gjë që iu vjen.
Dallimet thelbësore që kam me Florentinon janë dy modele krejtësisht të kundërta të futbollit profesionist, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në Evropë. Nuk ka asnjë kompromis mes nesh, jemi bardhë e zi, nuk kemi zonë gri”.
Tebas, duke folur për Botërorin e Klubeve, nënvizoi se është gati për veprime ligjore, të cilat i përcakton si prioritetin e tij kundër FIFA-s: “Shikoni vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Ajo iu referua Superligës, por është plotësisht i zbatueshëm për vendimet e marra nga FIFA, kur procesi nuk është i saktë dhe ajo që miraton është e dëmshme për ekosistemin e futbollit. Lojtarët kanë në zemër mirëqenien e tyre dhe ky lloj kompeticioni vetëm sa iu sjell para një numri klubesh dhe ngjesh kalendarin”.
Në këtë pikë, Tebas nuk ka ndërmend të tërhiqet, siç e dëshmojnë jo vetëm fjalët e tij, por mbi të gjitha veprimet konkrete të La Liga-s, e cila në dhjetor kishte paralajmëruar se do të “studionte ligjin përkatës, do të ndërmerrte veprime për ta parandaluar Botërorin e Klubene në formatin e ri të shpallur”.
Dhe rreth një javë më parë, sipas asaj që raportoi gazeta “As”, ai e ka bërë tashmë denoncimin në “Tas”. Konflikti lindi në mes të dhjetorit, kur Infantino njoftoi se do të revolucionarizonte Botërorin e Klubeve nga viti 2025, duke e shtuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse në 32. Për më tepër, ai propozoi përfshirjen e më shumë ndeshjeve në Kupën e Botës 2026. Dy skenarë që nuk iu pëlqyen kampionateve kombëtare, veçanërisht atij spanjoll, sepse do të thotë kalendar me më shumë ndeshje. /abcnews.al
Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.Gjatë aksionit,…
Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit…
FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion, duke u vendosur në vendin…
Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë…
Enti Shtetëror i Statistikave publikoi sot llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në shtator të…
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…