Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë me kombëtaret favorite, por me… oraret e ndeshjeve. Arsyeja? Vapa ekstreme që pritet të godasë disa prej qyteteve pritëse në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
FIFPro, sindikata që përfaqëson mijëra futbollistë profesionistë në mbarë botën, ka ngritur zërin për atë që e cilëson si rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e lojtarëve. Miami, Monterrey, Kansas City, Orlando dhe të tjera qytete ku temperaturat në mesditë arrijnë kulmin, janë në qendër të vëmendjes. Sipas ekspertëve, zhvillimi i ndeshjeve në këto kushte mund të çojë në probleme serioze shëndetësore për futbollistët, nga dehidratimi ekstrem deri tek goditjet e të nxehtit.
“Na duhet një zgjim real,” u shpreh Alexander Bielefeld nga FIFPro, duke iu referuar përvojës së Kupës së Klubeve ku ndeshjet në kushte ekstreme patën ndikim të ndjeshëm.
Madje, disa ekspertë kanë shkuar më larg. Profesori britanik Mike Tipton ka sugjeruar që finalja e Botërorit të zhvillohet që në orën 9 të mëngjesit, një orar i pazakontë për futbollin, por ndoshta i domosdoshëm për të shmangur rrezikun.
Ndërkohë, FIFA hesht. Por presioni po rritet. Në një kohë kur shëndeti i lojtarëve përplaset me interesat komerciale dhe të drejtave televizive, bota e futbollit po pret të shohë: do të zgjedhë FIFA freskinë e përgjegjësisë apo vapën e kompromisit?
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për…
Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një drejtues automjeti ka përplasur…
Banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, ka rrëfyer periudhën e jetës së tij kur…
Festivali i Këngës në RTSH nis zyrtarisht më 17 dhjetor, një garë që do të zhvillohet për katër net radhazi,…
Nëna e Bleona Matës ka bërë një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke…