Categories: sport

Botërori 2026 ndez garën e yjeve, në pritje të duelit të radhës

Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland e kanë hapur në mënyrë spektakolare Kupën e Botës 2026, duke marrë rolin kryesor te përfaqësueset e tyre me paraqitje të nivelit të lartë dhe me rekorde të vendosura që në startin e turneut.

Messi shënoi tre herë, ndërsa Mbappé dhe Haaland realizuan nga dy gola secili, duke forcuar edhe më shumë pozicionin e tyre mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Të lidhura

None found

Ylli argjentinas ishte figura qendrore në triumfin e Argjentinës ndaj Algjerisë. Falë tregolëshit të tij, kapiteni i Argjentinës arriti në kuotën e 16 golave në Kupat e Botës, duke barazuar kështu rekordin historik të legjendës gjermane Miroslav Klose si realizuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë turne.

Shfaqja e tij tërhoqi vëmendjen e gjithë botës së futbollit, ndërsa edhe Erling Haaland reagoi në rrjetet sociale me fjalët e shkurtra, por të forta: “Ai është i çmendur”.

Edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli me superlativa për liderin e skuadrës së tij.

“Pa fjalë. Messi do të jetë përgjithmonë më i miri në histori. Do të jetë shumë e vështirë që dikush ta arrijë atë. Ai e ka bërë këtë për 20 vjet dhe ne duhet ta shijojmë sa është ende në fushë”, deklaroi Scaloni.

Vetë Messi, ndërkaq, e priti me qetësi arritjen personale. “Është një nder të jem në atë nivel, por është vetëm një statistikë. Nuk ndryshon asgjë për mua. Gjithçka që vjen tani është një bonus”, tha ai.

Në anën tjetër, edhe Kylian Mbappé e nisi me shkëlqim rrugëtimin e Francës, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 kundër Senegalit. Me këtë dygolësh, sulmuesi francez u ngjit në vendin e parë si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Francës me 58 gola, duke kaluar Olivier Giroudin.

Po në të njëjtën ndeshje, ai vendosi edhe një tjetër rekord, pasi u bë golashënuesi më i mirë francez në historinë e Kupës së Botës me 14 gola, duke lënë pas Just Fontaine.

“Mendoj se do të kem kohë të mendoj për këto rekorde pasi të përfundoj karrierën. Tani jam i fokusuar te skuadra dhe objektivat tona”, u shpreh Mbappé pas sfidës.

Në suksesin e Francës ndikim të madh pati edhe Michael Olise, i cili dha asistin e saktë për golin e parë të Mbappés dhe drejtoi manovrën sulmuese të “Gjelave” gjatë pjesës së dytë.

Edhe Erling Haaland e nisi pa zhgënjyer aventurën e tij në Kupën e Botës. Sulmuesi i Norvegjisë realizoi dy gola në fitoren e thellë 4-1 ndaj Irakut, duke vazhduar serinë e tij të jashtëzakonshme me fanellën e kombëtares.

25-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës tashmë në 11 ndeshje radhazi për Norvegjinë, çka e konfirmon si një prej sulmuesve më të rrezikshëm të futbollit modern.

“Prisja një paraqitje të tillë prej tij. Në stërvitjet e fundit dukej në formë të shkëlqyer dhe e tregoi këtë edhe në fushë”, tha trajneri Stale Solbakken.

Gjurmë në debutim la edhe Vinicius Junior, i cili realizoi golin që i dha Brazilit barazimin 1-1 përballë Marokut.

“Vinicius shënoi një gol fantastik. Ai ka të gjitha cilësitë për të zhvilluar një Kupë Bote të shkëlqyer”, vlerësoi trajneri Carlo Ancelotti.

Ndërkohë, dita e sotme sjell në skenë edhe dy emra të mëdhenj të futbollit botëror. Cristiano Ronaldo do të luajë Kupën e tij të gjashtë të Botës me Portugalinë në sfidën ndaj Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa Harry Kane do të prijë Anglinë në ndeshjen kundër Kroacisë.

Në vijim të turneut, vëmendje pritet të marrë edhe Lamine Yamal. Talenti i Spanjës u aktivizua vetëm në minutat e fundit në barazimin ndaj Kepit të Gjelbër, por pritet të ketë më shumë minuta në përballjen e ardhshme me Arabinë Saudite.

Emrat më të mëdhenj të futbollit e kanë nisur me ritëm të lartë këtë Kupë Bote dhe, nëse ajo që është parë në ditët e para shërben si tregues, atëherë spektakli vetëm sa ka nisur.

të fundit

Shkup, ndalohet 32-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave

Nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB Shkup, në territorin e Gazi Babës në Shkup, e kanë privuar…

6 minutes ago

Shkupi rikthehet mes qyteteve me ndotjen më të lartë të ajrit në botë

Po rikthehet ajri i ndotur në Shkup. Mbrëmë, kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë. Të dhënat më…

7 minutes ago

Mesazhet intime të “Erion Isait” në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar dy ditë më parë në rrjetet sociale disa materiale që përmbajnë biseda private të kryetarit…

12 minutes ago

VLEN seeks two new deputy minister posts as government changes expected at the second tier

Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes…

13 minutes ago

Sali: EU membership must be based on justice, predictability and merit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me zëvendësministren për çështje të Bashkimit Evropian të…

13 minutes ago

Kurti after the inauguration of the new president: A lot of work lies ahead, this is the happiest news

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula. Ai tha se tash ka…

14 minutes ago