sport

Botërori 2026/ Drejt Spanjë-Argjentinë, finalja që nuk është parë ndonjëherë dhe që ka hyrë tashmë në histori

Finalja Spanjë-Argjentinë, është sinteza e një botërori që mund të quhet botërori i herëve të para. Nuk është parë kurrë një finale mes Spanjës dhe Argjentinës në një kompeticion të tillë, ashtu sikurse nuk ishte parë kurrë një Botëror me kaq shumë vende pjesëmarrëse dhe me 3 vende organizatore.

Nuk ishte parë kurrë një Kupë Bote me kaq shumë lojtarë-simbol që janë në garë deri në fund: Messi, Kane, Mbappe në pritje të Yamalit të vërtetë, ndoshta për ta shijuar pikërisht në finale.

Të lidhura

None found

Por jo vetëm kaq, nuk është parë kurrë më parë një finale mes skuadrës kampione të Evropës dhe asaj kampione të Amerikës së Jugut e njëkohësisht kampiones së botës në fuqi.

Një ndeshje që duhej të luhej në mars si ‘Finalissima’ dmth kampionët e Evropës kundër kampionëve të Amerikës së Jugit, që sido që të përfundoje është tashmë në histori.

Tani nuk është e lehtë të gjesh një favorite për këtë finale. Argjentina ka në anën e saj një lloj eksperience më shumë, ndërsa në anën tjetër është freskia e spanjollëve që kanë një moshë mesatare më të re në krahasim me kundërshtarët.

Spanja dhe Argjentina janë dy skuadra krejtësisht të ndryshme; Albiceleste mbështetet te njeriu-far, Lionel Messi dhe aftësia për të luftuar deri në fund e gjithë futbollistëve të tjerë, La Roja është një kooperativë e vërtetë ku çdo futbollist, titullar apo rezervë e di me saktësi se çfarë duhet të bëjë dhe kur duhet ta bëjë.

Messi do të luajë finalen e tretë si titulluar dhe ky përbën një rekord sepse i vetmi që ka luajtur 3 finale ka qenë Cafu,por braziliani nuk ka qenë titullar.

Për Luis De La Fuente është finalja e parë në një botëror(por ai ka fituar një Evropian), ndërsa për Scalonin është finalja e dytë radhazi dhe në rast fitoreje ai do të barazojë Vittorio Pozzo, i vetmi trajner kombëtareje që ka fituar dy botërorë radhazi me Italinë në vitet e largëta 1934 dhe 1938.

Spanja arriti në këtë pikë duke shfrytëzuar forcën e grupit. Shënuesi më i mirë i saj është Oyarzabal, por nuk është ai lojtari kyç i skuadrës. Deri tani, lojtari kryesor dhe shumë pak i reklamuar, ka qenë Rodri, organizatori i jashtëzakonshëm që ka bërë të gjithë të tjerët të luajnë mirë.

Por tani i takon vërtet Yamal. Duhet vërtet një ndeshje e jashtë zakonshme nga 19 vjeçari për t’u përballur me vendosmërinë e jashtëzakonshme të argjentinasve. E gjithë bota e pret, edhe pse Topi i Artë për këtë sezon duket se e ka një kandidat shumë të fortë që mund të ishte babai i Yamal, Lionel Messi.

të fundit

Arsyeja e pazakontë pse Fabregas po e zëvendëson Baturinën herët në çdo ndeshje

Como po vazhdon me ritëm të jashtëzakonshëm në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fàbregas mposhti Parmën 2-1 në…

2 hours ago

Elseid Hysaj refuzon edhe ofertën e Ascolit, pas “JO”-së ndaj 500 mijë eurove të Egnatias! Mbrojtësi pret një mundësi të re

Elseid HysajElseid Hysaj vijon të jetë pa ekip që prej largimit nga Lazio në muajin korrik [...]Read More...

2 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2026/ Njihuni me surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni…

2 hours ago

KLA veterans arrive in The Hague: We will remain outdoors until September 16

Dhjetëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  kanë mbërritur në Hagë, në prag të seancës ku pritet të shpallet vendimi…

2 hours ago

Protesters march toward the Supreme Court a day before ruling on Veliaj

Pas përfundimit të marshimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë, ku qëndruan për…

2 hours ago

The “Kayo” scandal, Hoxhaj: The state paid 30 million euros for vehicles welded in a warehouse

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit…

2 hours ago