Bosnja ka arritur që të nxjerrë një barazim në Francë. Edin Dzeko (36) kaloi boshnjakët në epërsi kurse barazoi Antoine Griezmann (40) për Francën. Franca luajti me një lojtar më pak nga minuta e 51-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Jules Kounde.
Bosnja Hercegovina ka arritur që ta marrë një pikë sonte në Strasburg pasi ka barazuar me rezultatin 1-1.
Francezët rrezikuan në minutën e 20-të dhe kërkuan penallti pasi Anel Ahmedhodzic u tha se preku topin me dorë, por VAR vërtetoi që ai nuk e kishte bërë.
Dy minuta më vonë Kylian Mbappe u rrëzua prapë në zonë, por prapë ishte gjyqtari ai që tha se ndërhyrja nuk ishte për penallti.
Mbappe përsëri rrezikoi në minutën e 27-të të ndeshjes pasi mori një top në zonë, ai goditi, por topi përfundoi afër shtyllës së majtë të portës.
Bosnja do të rrezikonte për herë të parë në minutën e 35-të. Miralen Pjanic goditi nga gjuajtja e lirë por priti Hugo Lloris. Një minutë me vonë Edin Dzeko do të shënonte një gol të bukur, një goditje që Lloris nuk mundi dot ta presë.
Por festa e boshnjakëve nuk do të zgjaste fort. Katër minuta më vonë Grizman do të shkëputej për ta goditur me kokë topin, e arriti, mirëpo një top i kthyer bie në shpinën e tij dhe ai do të shënonte gol në minutën e 40-të.
Ky barazim lë në vendin e parë Francën me tetë pikë, katër pikë më shumë se Ukraina, derisa për Bosnjën kjo është pika e parë e fituar në këto eliminatore.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë përballjen me aktivisten Evi Kokalari pasi kjo…
Në jetën e çdo njeriu ka momente që lënë gjurmë të pashlyera në zemër. Për familjen Llakaj, këto tre vitet…
Pesë administratorë të njësive administrative në Bashkinë Përmet kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Dorëheqjet janë bërë nga administratorët e njësive…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në…
Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe…
Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në…