Pak ditë më parë u raportua se një klub gjerman është vënë pas Edon Zhegrovës, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për Borussia Dormtundin.
Sipas Derwesten.de, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, që ka shkëlqyer këtë sezon.
Madje sipas këtij mediumi, ëndrra e Zhegrovës është që të luajë në Bundesliga.
Interesim për anësorin kanë shprehur edhe klube nga Gjermania, por edhe Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.
Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit. /Telegrafi/
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku në polemikë…
Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta…
Arsenal po përjeton sezonin më të mirë në vitet e fundit, me ekipin e Arteta-s që është në garë me…
Në një lidhje live në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e ishullit grek të Kios, ku një anije me emigrantë u përplas me…
Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,…