Borussia Dortmund ka arritur të marr barazim ndaj PSG-së me rezultat 1-1 për ta mbyllur fazën e grupeve si lider.
Edhe pse ndeshje me shumë raste, pjesa e parë mes gjermanëve dhe francezëve nuk solli gola.
None found
Kylian Mbappe kishte rastin më të mirë në ndeshje, por në portën e zbrazët nuk ia arriti të shënojë.
Pas tij provuan edhe Kolo Muani dhe Bredlay Barcola, por edhe për kundër rasteve të mira, nuk arritën të shënonin.
Në anën tjetër Marco Reus dhe Karim Adeyemi po ashtu i shkuan afër golit, por pjesa e parë u mbyll pa gola.
Me të filluar pjesa e dytë u zhbllokuan shifrat, kur Niclas Fullkrug asistoi bukur te Karim Adeyemi që shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe PSG barazoi shifrat, kur Warren Zaire-Emery gjuajti bukur për të shënuar për 1-1.
PSG shtoi forcat në sulm, dhe arriti të shënojë në minutën e 76-të, kur Hakimi asistoi te Mbappe që shënoi për 2-1, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, gola më nuk kishte dhe të dyja u desh të kënaqen me barazim, që i dërgon tutje.
Borussia Dortmund shkon si e para me 11 pikë, ndërsa PSG me 8 pikë në vendin e dytë. /Telegrafi
Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, në emisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtë pretendimet se BDI është e…
Hailey Bieber ka lënë pa fjalë të gjithë me paraqitjen e saj të fundit në New York. [...]Read More...
Vetëm një ndeshje është në program sot (e premte) në elitën e futbollit kosovar, ndërsa gjatë ditëve të vikendit janë…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.7 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…
Një rast tronditës në Britani, ka tronditur opinionin publik. Katër burra janë shpallur fajtorë për abuzim seksual ndaj një gruaje,…
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i kënaqur me samitin trepalësh me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi…