Kryeministri, Boris Johnson ka konfirmuar se stadiumet e futbollit nuk do të kenë një kufizim të kapaciteti nga 19 korriku.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi tre javë para se edicioni 2021/22 i Premier League të fillojë (13 gusht), ndërsa skuadra, Brentford pret Arsenalin.
Do të jetë hera e parë që stadiumet e futbollit anglez gëzojnë një kapacitet të plotë që nga mesi i marsit 2020, kur COVID-19 bllokoi tërë vendin.
Kjo vjen në hapin e katërt të udhërrëfyesit të Qeverisë që jetësohet në javët e ardhshme.
Johnson tha në konferencën e tij të përditshme: “Derisa kemi ardhur në hapin e katërt, ne duhet të balancojmë rreziqet”.
“Ne duhet të marrim një vendim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar.”
Por, ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia “nuk ka përfunduar”.
Kryeministri shtoi: “Ne do të largohemi nga kufizimet ligjore dhe do t’i lejojmë njerëzit të marrin vendimet e tyre se si të menaxhojmë virusin”.
“Nga hapi i katërt ne do të heqim të gjitha kufizimet ligjore që janë brenda dhe jashtë”.
“Ne do të lejojmë që të gjitha bizneset të rihapen, përfshirë klubet e natës, ne do të heqim kufirin e lëvizjes për vizitorët dhe numrin e njerëzve që marrin pjesë në koncerte, teatër dhe ngjarje sportive”.
Eksperimentet fillua nga finalja e Kupës FA dhe Kupës Carabao, me mijëra tifozë që panë ato ndeshje në Wembley.
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk. Përkujtimorja do…
Sot, më 21 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.8 lekë dhe shitet me 83.1 lekë. Euro blihet me 96.4…
Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë sot në garën “Triathlopn” përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga bashkia e…
Përgjatë 24-orëshit territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë…
Franca dhe Australia kanë sinjalizuar se nuk do të tërhiqen nga festivali evropian Eurovision [për edicionin e vitit 2026] për…
DJ-i i njohur shqiptar, DJ Geek, ka festuar javën e kaluar ditëlindjen e tij në një mbrëmje të mbushur me…