Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti “të paimagjinueshme” mbajtjen e finales së Ligës së Kampionëve të këtij viti në Shën Petersburg, pas vendimit të Vladimir Putin për të njohur si të pavarura “Republikat Popullore” të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.
“Unë mendoj se është e paimagjinueshme që një turne i madh futbolli të mbahet në Rusi pas pushtimit të një shteti sovran,” tha Boris Johnson, duke iu referuar ministres britanike të sportit Nandin Doris:
None found
“Kam rezerva serioze për ngjarjet sportive që do të mbahen në Rusi, siç është finalja e Champions League. Do të diskutojmë me autoritetet kompetente.
Finalja e Champions League është planifikuar të zhvillohet më 28 maj në Gazprom Arena në Shën Petersburg. Pas zhvillimeve katastrofike të ditëve të fundit dhe fjalimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gazeta britanike “Daily Star” raporton sot se UEFA po shqyrton mundësinë e zhvendosjes së selisë së finales, nëse ka një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës dhe shton se në një rast të tillë, Londra dhe stadiumi Wembley janë alternativa më e mundshme. /albeu.com/
Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…
Faza përgatitore e Barcelonës i ka dhënë Hansi Flickut mundësinë për të vlerësuar disa prej talenteve të akademisë, ndërsa Xavi…
Dashi Dite mjaft euforike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe ne disa…
Aroma e çokollatës së zezë mund të ndikojë përkohësisht në ndjenjën e urisë dhe performancën gjatë ushtrimeve fizike, sipas një…
Europa League - EgnatiaNë prag të përballjes në Europa League që Egnatia do të luaj përballë ekipit norvegjez të Lillestrom…
Irani dhe Omani po i afrohen një marrëveshjeje se si të menaxhojnë Ngushticën e Hormuzit , raportoi Bloomberg të shtunën,…