Leonardo Bonucci, para ndeshjes miqësore me Turqinë ka folur për mediat dhe ende mendja e qendërmbrojtësit është te dueli ndaj Maqedonisë së Veriut. Italian kampione e Europës nuk do të marrë pjesë në “Katar 2022” dhe Bonucci nuk është dakord me rregullin që të vendoset gjithçka në 90 minuta.
“Luajtëm gjithçka në një ndeshje të vetme, që është absurde si rregull. Fatkeqësisht u vendos kështu, por është një rregull i çmendur. Luhet gjithçka në një ndeshje, por kudo në kupa luhet me formulën vajtje-ardhje, kurse për të shkuar në Kupën e Botës luan vetëm një ndeshje, ku mund të ndodhë gjithçka siç e kemi parë”.
“Ka kombëtare të kualifikuara në konfederata të tjera që kanë humbur 4 ose 5 ndeshje, ndërsa ne jemi në shtëpi me një gol të pësuar në minutën e 92-të në ndeshjen e vetëm të humbur. Kjo formulë e re është vërtetë çmenduri”.
Më tej mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit tha: “Kemi qëndruar së bashku dhe ishte pjesa më sfiduese. U përpoqëm të zvogëlojmë zhgënjimin, duke thënë se lojtarët e rinj do të kenë mundësi të tjera, ndërsa lojtarët në moshë si unë patën një shans të fundit.
Pasi trajneri foli me ne e lamë pas shpine atë që kishte ndodhur. E ardhmja është tani, kështu që duhet menduar për të rindërtuar atë që nuk kemi arritur. Kemi një bazë të fortë për t’u rikthyer”.
“Ajo që trajneri Mancini na ka dhënë në këto tre vite është diçka unike. Idetë e tij dhe vlerat njerëzore nuk vihen në dyshim. Çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje dhe opinionet mund të ndryshojnë, por vetëm ai që e ka jetuar këtë çdo ditë dëshiron të njëjtën vazhdimësi”, u shpreh Bonucci. / h.ll/albeu.com
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit…
Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top”…
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim vullkanik në shpatin jugor të Bocca Nuova, në malin Etna, Sicili, në një…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së dielës në Tetovë. Nga të shtënat, ka mbetur i plagosur…
Ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka goditur përsëri me një postim intriguese në rrjetet sociale që ka ngjallur…
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Bëhet…