Categories: sport

Bonucci flet para ndeshjes ndaj Austrisë

Europiani i Leonardo Bonuçit ka qenë deri tani i shkëlqyer. Italia zuri vendin e parë në grup dhe mbi të gjitha ka një kundërshtar të “pranueshëm”. Kapiteni i “axurrëve” (Kielini është gati, por nuk do të luajë) ka më shumë spaleta, por edhe përgjegjësi kundër Austrisë.

Ai e ka nisur konferencën për shtyp duke folur për luftën kundër racizmit dhe nëse do të gjunjëzohet Italia para ndeshjes në shenjë solidariteti apo jo. “Është një vendim që do ta marrim së bashku me skuadrën. Sapo të arrijmë në hotel, do diskutojmë dhe do të vendosim. Duhet të kuptojmë gjithashtu nëse ka ndonjë kërkesë nga federata për këtë gjë, apo jo”, deklaroi fillimisht “muri” i Juventusit.

Të lidhura

None found

Mesazh Arnautoviçit…

“Kemi respekt maksimal për Austrinë. Ata janë një skuadër e freskët fizikisht dhe kanë aftësi të të bëjnë dëm. Arnautoviç ka thënë se nuk e ka frikë Italinë? Bën mirë që e thotë, ne kurrë nuk kemi thënë ndonjëherë se jemi superiorë ndaj dikujt. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe koha ka treguar deri tani se me Mançinin jemi në rrugën e duhur. Duhet të jemi të kujdesshëm nesër, por edhe të  mos e mbivlerësojmë kundërshtarin, sepse na takon që të bëjmë lojën tonë pa frikë ndaj askujt”, deklaroi Bonuçi ndër të tjera.

Austria shumë… gjermane

Mbrojtësi 34-vjeçar i ka bërë thirrje skuadrës që të bëjë kujdes në leximin e lojës dhe të jetë e vëmendshme. “Austria ka një stil loje shumë “gjerman” – thotë Bonuçi – Është shumë agresive kur e humbet topin, luajnë me ritëm të lartë dhe presingun e bëjnë shumë lart. Unë mendoj se janë një shkallë më lart se kundërshtarët që kemi hasur deri tani, prandaj duhet të bëjmë kujdes dhe të lexojmë mirë lojën. Por natyrisht që ne do të futemi për t’u kualifikuar dhe jam i sigurt që do t’ia dalim”, u shpreh ai.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago