Categories: sport

Bonucci: Finalen e duam për Spinazzolën

Lideri i prapavijës italiane, Leonardo Bonucci ishte në krah të Roberto Mancinit në konferencën për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht Spanjën, por tha se Italia synon finalen, për t’ia dedikuar Spinazzolës së dëmtuar në ndeshjen me Belgjikën.

“Nuk ka favoritë, pasi luajmë ndaj një kundërshtari si Spanja dhe jam i bindur që të gjithë futbollistët në fushë duan at fitojnë ndeshjen e të shkojnë në finale. Do të bëjmë maksimumin për të arritur në finale, pasi duam të bëjmë krenarë italianët dhe t’ia dedikojmë Spinazzolës, që u operua sot”, deklaroi Bonucci.

Të lidhura

None found

Në çerekfinale u përball me një sulmues si Romelu Lukaku, ndërsa tani ndaj Spanjës do të gjejë si kundërshtar Alvaro Moratën, të cilin e ka edhe shok skuadre te Juventusi, megjithatë Bonucci nuk e fsheh habinë për kritikat ndaj sulmuesit spanjoll.

“Si Lukaku, ashtu edhe Morata janë dy sulmues të mëdhenj, por në këtë fazë të gjithë sulmuesit dhe përfaqësueset janë shumë të forta. Jam i habitur me kritikat ndaj Moratës, pasi të gjithë i dimë vlerat e tij në fushën e lojës, gjithsesi shpresoj të mos i tregojë nesër ndaj nesh”, deklaroi mbrojtësi italian.

të fundit

Zgjedhjet me një kandidat në PD, Berisha konfirmohet kreu i selisë blu: Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…

26 minutes ago

VIDEO/ Egnatia trondit Vllazninë dhe feston mes kaosit në “Air Albania”

Egnatia mposht Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede…

43 minutes ago

“E vërteta nuk fshihet dot”/ Boçi: Demokratët e dinë kush e shpëtoi PD-në në ditët më të vështira

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në një lidhje direkte në Ora News, ku foli për situatën…

48 minutes ago

Studentët e Beogradit nuk ndalen, protestojnë sërish kundër Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme: Ne jemi këtu! Drejtësi për tragjedinë e Novi Sad

Me mijëra protestues janë mbledhur pasditen e kësaj të shtune në qendër të Beogradit në një tubim masiv. Për të…

58 minutes ago

Mbyllet procesi i votimit në disa qytete për zgjedhje e kreut të PD-së, ja sa demokratë kanë votuar

Pas shtyrjes me një orë të procesit zyrtar të votimit, disa zona kanë përmbyllur procesin për zgjedhjen e kreut të…

1 hour ago

Kualifikueset në Europian dhe Botëror, UEFA ndryshon formatin, ja me sa skuadra do të ndeshet Shqipëria

UEFA i ka dërguar FIFA-s një propozim të ri, i cili ka të bëjë me ndryshimin e skemës së kualifikimit…

2 hours ago