Leonardo Bonucci po i qëndron deklaratave të tij në fillim të këtij sezoni, kur ka veshur fanellën e Union Berlin dhe po tërhiqet nga futbolli.
Mbrojtësi italian do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në karrierë dhe do ta bëjë këtë me fanellën e Fenerbahçes, në ditën e fundit të Superligës së Turqisë.
None found
Klubi i tij i bëri homazhe ish-juventinit me një fanellë të firmosur nga i gjithë ekipi dhe përqafimi i shokëve të tij, stafit dhe drejtuesve.
Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, skuadra e Stambollit bëri të ditur:
“Mbrojtësi italian Leonardo Bonuçi, i cili iu bashkua ekipit tonë në merkaton e dimrit, do të mbyllë karrierën e tij aktive në futboll.
Bonuçi, i cili u takua me trajnerin tonë İsmail Kartal dhe lojtarët tanë përpara seancës së fundit stërvitore në ambientet tona të Fenerbahçes për ndeshjen kundër İstanbulsporit, iu dha një fanellë e Fenerbahçes e firmosur nga e gjithë skuadra”.
Bonuçi dha edhe disa deklarata për kanalet zyrtare të klubit:
“Ishte kënaqësi për mua të isha pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme. Jam munduar të tregoj më të mirën time brenda dhe jashtë fushës, por mbi të gjitha nesër do të bëjmë betejën tonë të fundit. Dua ta përfundoj karrierën me një kupë dhe nesër të kemi një shans për të dalë kampion. Ju faleminderit të gjithëve.”
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…