Bruno Paixao, një ish-arbitër futbolli, po hetohet pasi dyshohet se ka marrë 1.9 milionë euro për shërbimet e ofruara për Benfica-n përmes një kompanie konsulence.
Sipas CNN Portugal, 1.9 milionë euro dolën nga llogaritë e Benfica-s për një kompani të vogël konsulence kompjuterike, një vlerë që ngriti një alarm nga ana e sistemit bankar për dyshimin për pastrim parash.
None found
Pasi u krye ekspertiza financiare në llogaritë e kompanisë, doli edhe emri i Bruno Paixao, me dyshimin se kompania ishte mjeti që Benfica të kryente pagesat ndaj ish-arbitrit.
Bruno Paixao ka mohuar tashmë për CNN Portugal çdo lidhje me Benfica-n, duke garantuar se i gjithë rasti nuk është gjë tjetër veçse një rastësi, pasi ai efektivisht i ofron shërbime kompanisë në fjalë.
Policia Gjyqësore dhe Prokuroria Publike megjithatë dyshojnë se ka shenja të korrupsionit sportiv, i cili mund të ketë pasoja të rënda për Benfikën, ndonëse ende nuk është ngritur asnjë akuzë. /albeu.com/
Trafiku në rrugën kryesore kufitare Strumicë - Novo Sellë është ndërprerë në të dyja drejtimet që nga mesnata për shkak…
Nga BDI sot njoftojnë se sipas të dhënave e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rënie serioze…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e…
Kryeministri njoftoi rekrutime të reja në Agjencinë e Medias dhe Informacionit, e kritikuar nga organizatat ndërkombëtare si “ministri propagande”. Agjencia…
Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy…
Bashkitë shqiptare, historikisht, kanë shfaqur problematika të mëdha në realizimin e fondeve publike, sidomos për investime. Por, gjatë dy muajve…