sport

Bologna eliminon Interin nga Kupa e Italisë

Interi është eliminuar nga Kupa e Italisë, pasi u mposht nga Bologna me rezultat 2-1 vetëm pas vazhdimeve në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Ndeshjen në mirë e nisën më mysafirët, që rrezikuan me anë të Giovanni Fabbian në minutën e 12-të, por që goditja e tij shkoi jashtë.

Në minutën e 31-të, Davide Frattesi lëshoi një goditje të fuqishme, mirëpo Federico Ravagli bëri një pritje fantastike.

Pjesa e dytë ishte disi skenar i asaj të parës, duke mos arritur të shënonte gol nga asnjëra skuadër edhe pse Nerazzurët kishin një penallti.

Marko Arnautovic rrezikoi për Interin në minutën e 53-të, por që goditja e tij nuk ishte precize.

Ishte minuta e 65-të kur Lautaro Martinez e mori përgjegjësinë të gjuante nga pika e bardhë, por që Ravaglia bëri pritje të çmendur.

Me kaq edhe përfundoi koha e rregullt, për të shkuar më pas në vazhdime.

Carlos Agusto realizoi në minutën e 92-të të vazhdimeve, nga një asistim i Federico Dimarcos dhe Intri mendoi se e siguroi kalimin tutje.

Por, Bologna ia doli të realizonte me anë të Sam Beukema (112′), duke filluar përmbysjen e rezultatit.

Heroi i mysafirëve ishte Dan Ndoye, që- realizoi për 2-1 në minutën e 116-të të vazhdimeve.

Në çerekfinale, Bologna do të përballet me Fiorentinën që eliminoi Parman me rezultat 3-2. /Telegrafi/

të fundit

FOTO/ Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

Dua Lipa i ka bërë një urim të veçantë dhe emocional nënës së saj, Anesa Lipa, me rastin e ditëlindjes…

35 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, vetëm një aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 58 vatra zjarri në vend, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht, vetëm një vatër…

42 minutes ago

Sekuestro para 1 muaji. Bllokohet hotel “Majestic” në emër të babait të “Ninos”, SPAK asnjë masë për “Eldemar”

Dhjetëra pasuri që ndodheshin në emër të familjarëve të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës dhe familjarëve të…

45 minutes ago

Nuk ndalen serbët/ Mijëra protestues u bashkohen studentëve në Beograd, incidente të dhunshme me policinë (VIDEO)

SERBI- Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme…

1 hour ago

Jozi tregon si qëndron raporti mes tij dhe Loredanës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një…

2 hours ago

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, investim që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama…

2 hours ago