Zyrtarët përgjegjës për ndeshjen kualifikuese të Argjentinës dhe Brazilit për Kupën e Botës të martën mbrëma janë pezulluar për një kohë të pacaktuar nga Komisioni i Arbitrave të CONMEBOL.
Kjo vjen pasi arbitri kryesor, Andres Cunha i Uruguait, nuk e përjashtoi qendërmbrojtësin argjentinas Nicolas Otamendi për një goditje me bërryl ndaj anësorit brazilian, Raphinha. Është dënuar edhe ndihmësi i tij në VAR, Esteban Ostojich.
Andres Cunha nuk e pa incidentin drejtpërdrejt, por Esteban Ostojich në dhomën e VAR-it e pa atë nga disa këndvështrime dhe nuk e njoftoi bashkëkombasin e tij për ta informuar se Otamendi duhet të përjashtohej për një akt loje të dhunshme.
Diskutimi mes zyrtarëve
Një video është shfaqur ku Cunha dhe Ostojich diskutojnë për incidentin Otamendi dhe Raphinha.
Asistenti: Shikoni fytyrën e tij
Asistenti: Prek këmbën, për mua nuk ka asnjë goditje. Shikoni për çdo rast
VAR: Shikoni fytyrën e tij.
Arbitri kryesor: Nuk pashë goditje.
VAR: Me parakrah në fytyrë. Shpejtësi normale, ma jep mua. Dua të shoh intensitetin.
Arbitri kryesor: Po e kontrollojnë.
VAR: Dua të shoh intensitetin. Shpejtësi normale. Është me parakrah, a është bërë faull të paktën?
Asistenti VAR: Jo.
VAR: Llogarit se këtu, goditja është me parakrah në fytyrë, me intensitet mesatar, po, në fytyrë. Më duket se është faull me karton të verdhë, nuk e konsideroj karton të kuq, Ale. A jemi dakord?
Asistenti VAR: Jemi dakord.
VAR: Andres [arbitri kryesor], kontrolli i plotë. Përdorimi jo i duhur i krahut të tij.
Gjyqtari kryesor: Mirë, në rregull, është e qartë.
VAR: Dhe është jashtë zonës. Më jep edhe 10 sekonda, të lutem. Kthehu mbrapa.
Asistenti VAR: Prit, mos e rinis. Prisni.
VAR: Atje, më jep përsëritjen nëse është brenda apo jashtë.
Asistenti VAR: Është jashtë.
VAR: Por le ta konfirmojmë. Jashtë, ngjarja është jashtë. Vazhdoni, vazhdoni, vazhdoni./h.ll/albeu.com
Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë. Më herët ministrja e Infrastrukurës, njoftoi se qarkullimi…
Fillimi i shtatorit në ditët që po vijnë, do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi…
Në orët e para të kësaj të marte, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të…
Këtë të mërkurë, gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë për 23-vjeçarin Kevin Norra, drejtuesin e mjetit që shkaktoi…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën…
Me anë të një deklarate, avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, kanë reaguar për kërkesën që Erion Veliaj ka bërë ndaj…