Categories: sport

BILD rikthehet te Erblin Osmani: Gjermania mund të pendohet për humbjen e talentit

E përditshmja prestigjioze gjermane BILD i ka kushtuar një tjetër artikull mesfushorit Erblin Osmani, duke ngritur pyetjen nëse Federata Gjermane e Futbollit do të pendohet që nuk arriti ta mbajë talentin e Bayern Munichut.

Të lidhura

None found

Osmani, vetëm 17 vjeç, tërhoqi vëmendjen e madhe në Gjermani më 21 mars, kur debutoi në Bundesligë me Bayern Munichun në moshën 16 vjeç, 10 muaj e dy ditë. Me këtë paraqitje, ai u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e klubit bavarez që aktivizohej në kampionat.

Paraqitja e tij e hershme në nivelin profesionist ishte me interes të veçantë edhe për DFB-në, pasi mesfushori me origjinë nga Kosova kishte përfaqësuar më parë grupmoshat e Kombëtares së Gjermanisë. Megjithatë, vetëm gjashtë muaj pas debutimit me Bayernin, futbollisti i lindur në Mynih vendosi të luajë për një shtet tjetër.

Të enjten, Osmani veshi për herë të parë fanellën e Kombëtares A të Kosovës, vendin prej nga vijnë prindërit e tij. Ai u aktivizua tri minuta para përfundimit të takimit të Ligës së Kombeve kundër Irlandës, ndeshje të cilën Kosova e fitoi me rezultatin 1-0.

Kjo paraqitje e shndërroi Osmanin në futbollistin më të ri që ka debutuar ndonjëherë me përfaqësuesen e Kosovës. Rekordi u vendos në moshën 17 vjeç, katër muaj e pesë ditë.

Federata e Futbollit e Kosovës e konsideroi përfshirjen e tij një sukses të rëndësishëm, veçanërisht për faktin se një lojtar i Bayern Munichut, i cili tashmë kishte provuar futbollin profesionist, zgjodhi Kosovën në vend të Gjermanisë.

Sipas informacioneve të BILD, një ndikim të rëndësishëm në vendimin e mesfushorit pati përzgjedhësi Franco Foda.

Në përfaqësuesen gjermane, Osmani do të përballej me konkurrencë të fortë për një vend në mesfushë, ku bëjnë pjesë Joshua Kimmich, Aleks Pavlovic, Felix Nmecha dhe Tom Bischof. Ndërkohë, Kosova i ofroi atij perspektivën për të pasur një rol më të madh dhe për të debutuar me ekipin A që në moshë të re.

Kjo mundësi ndikoi që lojtari dhe rrethi i tij të vendosnin, në fillim të shtatorit, për pajisjen me pasaportë kosovare, duke i hapur rrugë ndryshimit të përfaqësueses. Më pas, Foda e realizoi premtimin e dhënë, pasi Osmani u aktivizua në ndeshjen e parë pas ftesës dhe regjistroi debutimin historik.

Tashmë vëmendja është përqendruar te mënyra se si do të vijojë karriera e tij. Nëse Osmani arrin të shndërrohet në një pjesë të rëndësishme të Bayern Munichut, vendimi për të mos zgjedhur Gjermaninë mund të rikthehet si temë diskutimi dhe të shihet me më shumë keqardhje në të ardhmen.

Mesfushori mund të luajë sërish për Kosovën sonte, kur “Dardanët” do të përballen me Austrinë në Vjenë, në një tjetër ndeshje të Ligës së Kombeve.

të fundit

Studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Këtë të mërkurë, studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen…

2 minutes ago

Kosova U19 e nis me humbje rrugëtimin kualifikues, Belgjika fiton 2-0

Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika në ndeshjen e para të kualifikimeve për Euro 2027.Dardanët…

7 minutes ago

Ministria e Financave nuk ka kompetencë për shitjen e aksioneve nga bankat, thotë Dimitrieska Koçoska

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, dëshmoi sot në seancën mbikëqyrëse në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e…

9 minutes ago

Publikohen imazhet e “paletave” me euro! Dhoma e mbushur plot me para, zbulohet jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Dubai është kthyer në një nga destinacionet ku kanë gjetur strehë disa prej personazheve më të njohur të krimit të…

17 minutes ago

Special Court of Appeals changes first-instance ruling for former Operational Unit chief Oltion Bistri

Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…

18 minutes ago

KSF moving toward meeting NATO standards in military medicine

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade…

18 minutes ago